Akuza: Klani i Mitrovicës pagoi 1 milionë euro për vrasjen e dy inspektorëve në Beograd!
Lidhja e Milan Radoiçiç me pushtetin e Aleksander Vuçiç shkon shumë thellë. Në Serbi së fundmi është në qendër të vëmendjes çështja “Jovanjica”, që ka të bëjë me zbulimin e një ferme prodhimi kanabisi që presupozohet se mbrohej nga zyrtarë të shtetit serb dhe shërbimit sekret. Protagonistë të zbulimit janë dy inspetorë policie, Sllobodan Milenkoviç dhe Dushan Mitiç, i pari ish-shefi i Departamentit kundër nartkotikëve në Policinë e Beogradit, i dyti Shefi i Seksionit Operacional në të njëjtin Departament.
Lajmi është se të dy policët në fjalë janë shkarkuar nga detyra dhe sipas zyrës së tyre përfaqësuese ligjore, kjo është bërë për hakmarrje. Ndërkohë e njëjta zyrë ka raportuar se ndaj dy inspektorëve është dhënë një shifër prej 1 milionë eurosh për t’i vrarë, ndonëse akuza e tyre është hedhur poshtë. Dhe sipas tyre, pagesa është bërë nga Zvonko Veselinoviç, shefi i parë direkt i Milan Radoiçiç që sot mbahet si hero në Beograd.
Në dëshmitë e veta, Mitiç ka deklaruar madje se për sa i përket plantacionit të kanbisit në fjalë, në dijeni ka qenë edhe ministri aktual i Brendshëm i Serbisë, Bratislav Gasiç, që në atë kohë, pra katër vjet më parë ka qenë shef i shërbimit sekret të Serbisë.
Mediat raportojnë se dje, Zvonko Veselinoviç i është nënshtruar poligrafit për akuzën dhe e ka kaluar.
Çështja është ndër të rrallat që ngre akuzë për përfaqësues të lartë të qeverisë për implikim në trafik droge. Kjo ka shumë rëndësi jo vetëm sepse kuptohet mekanizmi që mbron njerëz si Radoiçiç, por edhe sepse merr një kontekst më të qartë situata e krijuar një vit më parë kur Aleksander Vuçiç deklaroi se kishte grupe kriminale që e kërcënonin. Ai e hodhi akuzën për dy grupe malazeze, sidomos klanin Skalari që vepronte mirë në Beograd, ndërkohë që duket se mbrojtja efektive në terren e tij janë edhe grupime rivale të malazezëve si Radoiçiç dhe Veselinoviç.
Add new comment