Në Beograd drejton një karagjoz që bën zarare
24 shtator. Në Banjskë sulmohet një patrullë policie prej nga ku vritet një polic i Kosovës dhe plagosen 2. Sulmuesit, rreth 30 në numër izolohen në një manastir, rrethohen aty dhe 4 vriten, të tjerë arrestohen, të mbeturit largohen në Serbi.
25 shtator, Lista Serbe dhe Serbia shpallin ditë zie kombëtare.
25 shtator. Numri dy i Listës Serbe, Milan Radoiçiç pranon nga Ministria e Brendshme e Serbisë përgjegjësinë për organizimin e sulmit.
29 shtator. SHBA kërkon tërheqjen e trupave nga kufiri me Kosovën. SHBA dhe BE flasin për sulm terrorist.
2 tetor. Presidenti serb, Vuçiç deklaron se organizuesit do të dalin para drejtësisë.
3 tetor. Milan Radoiçiç arrestohet në Serbi.
Në Beograd qeveris një karagjoz që nuk di si të dalë nga situata.
Add new comment