Braverman: Laburistët e mbushën Britaninë me emigrantë të paligjshëm

Postuar në 03 Tetor, 2023 23:23

Ministrja e Brendshme britanike, Suella Braverman, paralajmëroi një uragan emigrantësh duke kritikuar ashpër liberalët.

Në një konferencë të konservatorëve, Braverman tha se Karta e të Drejtave të Njeriut duhej të ishte emërtuar Karta Kriminale e të Drejtave.

Braverman i ashpërsoi tonet kur një anëtare konservatore e Asamblesë së Londrës u dëbua nga salla e konferencave pasi e sulmoi, duke thënë se e ka bërë partinë "transfobike".

Era e ndryshimit që i çoi vetë prindërit e mi anembanë globit në shekullin e 20-të, ishte thjesht një shpërthim në krahasim [me] uraganin që po vjen”, tha ajo. “Sepse sot, opsioni për të kaluar nga një vend më i varfër në një vend më të pasur nuk është vetëm një ëndërr për miliarda njerëz. Është një perspektivë krejtësisht realiste.”

Braverman tha se partia e tyre është me "shumicën punëtore dhe të arsyeshme kundër pakicës së paktë... të privilegjuar të zgjuar, me besimet e tyre luksoze". "Njerëzit me besime luksi do të dynden te laburistët në zgjedhjet e ardhshme, sepse kjo është mënyra për të pasur llojin e shoqërisë që ata duan," pohoi ajo.

Ata i pëlqejnë kufijtë e hapur. Emigrantët që vijnë nuk do t’ua marrin punët. Në fakt, ata kanë më shumë gjasa t'i vënë t’ua kositin lëndinat. Preferojnë të flasin butë. Kriminelët që përfitojnë nga një dhembshuri e tillë e dukshme nuk do të terrorizojnë rrugët e tyre. Ata janë të dëshpëruar për të rikthyer Brexit. “Për këta njerëz, unë kam një mesazh të thjeshtë: ‘Ju keni të drejtë në besimet tuaja luksoze, por populli britanik nuk do të paguajë më për to,” tha ajo duke u duartrokitur nga qindra delegatë në sallë.

Duke kritikuar Aktin e të Drejtave të Njeriut, i cili u prezantua nga qeveria e Tony Blair, ajo tha se u kishte dhënë dorën e parë kriminelëve dhe "migrantëve të paligjshëm".

Vendi ynë është përfshirë në një rrjet të dendur rregullash ndërkombëtare që ishin krijuar për një epokë tjetër. Dhe janë Laburistët ata e rritën ndikimin e këtyre rregullave duke miratuar Aktin e të Drejtave të Njeriut. E kanë keqemërtuar. Jam e habitur që nuk e quajtën atë Akti i të Drejtave Penale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.