Serbia de facto nën akuzë për Banjskën. ShBA: Të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën!

Postuar në 29 Shtator, 2023 22:07

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar publikish se ato besojnë se pas sulmit në Banjskë qëndron Beogradi zyrtar. Pas telefonatës së sekretarit të Shtetit Blinken me Presidentin serb Aleksander Vuçciç, u paralajmërua marrja e masave për Serbinë. 

Më tej akoma, në një bisedë me gazetarë sot, Koordinatori për Komunikime Strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, kërkoi që Serbia të largojë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën.

 Ne do të monitorojmë dislokimin e madh serb përgjatë kufirit me Kosovën. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri dhe të vazhdojë të ulë tensionet

 tha Kirby.

Këto mesazhe kanë detyruar edhe Josep Borrellin të dalë nga vrima e heshtjes e të flasë për masa ndaj Serbisë. 

Në tërësi politika perëndimore po bën të qartë se përgjegjës për këtë që ndodhi mban Serbinë dhe se përtej kësaj, tolerimi ndaj saj ka marrë fund. Është e qartë se angazhimi i trupave serbe ka qenë diçka që u lejua të ndodhte, sikurse koniunktura e negociatave u ndërtua me kushtëzime poshtëruese për Kurtin në funksion të neutralizimit politik të tij. Politikani serb Nenad Çanak citohet në një opinion të vetin se skenari serb ka qenë i ngjashëm me atë të Kninit në Kroaci – destabilizim pa autorësi zyrtare, mandej organizim veprimesh në territor nga Radoiçiç, postblloqe e kalim në deklarim autonomie për të thirrur në ndihmë KFOR duke lënë kështu në akuzë dhe dështim Prishtinën zyrtare. 

Skenari mandej presupozonte një negociim të ri me Serbinë që deklaron se heronjtë serbë po çlirohen vetë nga tirania shqiptare. Është e qartë se në Perëndim ka patur aktorë të interesuar ta pranojnë këtë skenar dhe ta mbyllin një herë e mirë çështjen e Kosoës. 

Është e qartë se Kurti ka patur informacion

shprehet Çanak, ndërkohë që analistë të tjerë serbë flasin për ndihmë nga një shtet i madh që ka vepruar në ndihmë të Kurtit.

Në konekstin e këtij diskutimi, Beogradi ka humbur në ballafaqimin me shërbime sekrete, duke na thënë kështu se vrasja e Afrim Bunjakut, ose ka qenë një akt me qëllim neutralizimin e skenarit në fjalë duke djegur etapën e inskenimit të tij, ose është një tragjedi fatlume për Kosovën. Që i shërbeu kaq shumë parashtrimit prej saj të së drejtës së kauzës së vet. Por edhe që evidentoi profesionalizmin në ekzekutimin e operacionit policor. Nëse Vuçiç sot ankohet se dy sulmues janë vrarë pasi ishtin dorëzuar, atëherë në termat e planifikimit operativ, ai e ka marrë mesazhin. 

Vuçiç nuk diti ta luante pjesën dhe qëndrimet e tanishme të ShBA dhe Borrell që shkon pas, nuk janë reflektim, por pjesë e rrethanave të krijuara dhe flagrancës së aktit. Sigurisht që këtu nuk ka ndonjë konspiracion antishqiptar; thjesht ka interes për të mbyllur këtë çështje në Ballkan. Vetëm se ata që e morën përsipër, njësoj si me idenë e shkëmbimit të territorit dy vjet më parë, kanë kundërshtarë edhe brenda dhe ndoshta kësaj radhe kuptojnë se nuk janë të gjithë shqiptarët Edi Rama apo Sali Berisha që me një bilbil të ShBA marrin brenda muxhahedinë e afganë, duke menduar se Shqipëria është thjesht bahçja e tyre. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Magjari i Surrelit (not verified) on

Nuk kuptoj diçka ne kete histori!
Baca Sali eshte gjalle e i forte!
Ka 30 vjet qe punon për kete dite!
Sa here i ka be thirrje Intelektualeve te PD, i kane vu flaken Shqiperise!
Pse baca Sali eshte kaq i arsyetueshem dhe burre i urte karshi Serbiqkes?!?!
Vertet pa kuptim!
Padyshim… siq thote baca, te rroje populli shqiptar!
Padyshim

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.