Kuvendi i Kosovës: Pas sulmit në Banjskë është Serbia

Postuar në 28 Shtator, 2023 17:22

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në unanimitet sulmin në Banjskë, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku e u lënduan tre policë të tjerë. Në rezolutë thuhet se pa sulmit qëndron Serbia dhe për këtë arsye është i domosdoshëm një hetim ndërkombëtar ndaj saj lidhur me organizimin e aktiviteteve terroriste dhe ekzistencën e kampeve stërvitore të grupeve terroriste në territorin e saj.

Duke marrë për bazë gjendjen e sigurisë nëpër të cilën po kalon vendi pas sulmit terrorist të organizuar nga Republika e Serbisë ndaj sovranitetit shtetëror dhe intergritetit territorial të Republikës së Kosovës;

Kuvendi i Republikës së Kosovës

Konstaton nevojën për hetim ndërkombëtar ndaj Republikës së Serbisë lidhur me organizimin e aktiviteteve terroriste dhe vazhdimin e ekzistencës së kampeve stërvitore të grupeve terroriste në territorin e Serbisë

Po sot, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri thirrje që faktori ndërkombëtar ta sanksionojë Serbinë pas sulmit të armatosur në Banjskë.

Për këtë akt, Serbia duhet të sanksionohet ndërkombëtarësisht. Nëse kalon e pandëshkuar, ajo do ta përsërisë krimin. Armatimi ushtarak që i kishin profesionistët serbë që sulmuan në Banjskë janë që të gjitha nga Serbia dhe të freskëta në kohë”, ka shtuar Kurti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.