Dialog pa fusnota me Republikën e Kosovës

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka pranuar përgjegjësinë e organizimit të ngjarjeve të fundit në Kosovë. Përmes shpalljes së një zie, ndër më të turpshmet të kohës sonë, z. Vuçiç, në të vërtetë ka pranuar se sulmi i organizuar së fundmi ka miratimin e tij. Problemi që i ka dalë zotit Vuçiç kësaj radhe, dhe që e shohim teksa ai përsërit se është një ndër momentet më të vështira për Serbinë, është se nuk luan dot më viktimën, nuk flet dot për pogrom ndaj serbëve, pasi ai vrau një njeri. E pranoi edhe vetë në deklaratën e parë për media pas ngjarjes, kur deklaroi se ‘kjo ishte diçka që nuk i duhej kujt”. Dhe 4 vrasjet e sulmuesve të autorizuar prej tij provojnë se nuk ka më fusnotë të dobishme për Beogradin kur flet për të "ashtuquajturën Republikë të Kosovës".
Aleksander Vuçiç sot është autor dhe organizues i tensionit në rajon. Ky është fakt publik i gjithëpranuar. Kërkesa e tij sot që KFOR të marrë në dorë sigurinë në Veriun e Kosovës, provon se skenari për të ndarë veriun ka qenë i hershëm dhe i planëzuar përmes valëve të tensionit që zhvlerësojnë dialogun. Barrikada, refuzim, përplasje dhe protesta, të gjitha mjete të konsumit të një politike hibride që do të çonin në atë që zëdhënësi i tij në Tiranë e quajti i pari si Republika e KFOR-it.
Por z. Vuçiç nuk ka ditur ta luajë mirë simfoninë ballkanike. Ai nuk i ka fshehur dot gjurmët dhe është kapur për shkak të njerëzve të tij në flagrancë. Tani zotërisë i duhet të negociojë në pozita të tjera dhe pikërisht tani, Kosova duhet të tregojë gatishmërinë më të madhe për dialog, por me tjetër ndërmjetësi dhe me një qëndrim unanim të komunitetit ndërkombëtar që vë gishtin mbi përgjegjësitë e kësaj që ndodhi.
Dialogu dhe përforcimi i kufijve, jo rendit të brendshëm, nga KFOR, janë imperativa të sigurisë së Kosovës dhe të rajonit. Aleksandër Vuçiç duhet ulur në tavolinë pikërisht tani që nuk ka gjë për të thënë. Me tjetër gjuhë, tjetër rend kërkesash dhe tjetër lloj presioni.
Është jashtë çdo diskutimi që tani të flitet për zgjedhje në Veri, pa kuptuar dhe dokumentuar përfshirjen e Listës Srpska në këtë që ndodhi. Kjo është e panegociueshme, përderisa janë të gjitha të drejtat që ky subjekt të nxirret jashtë ligjit. Në Kosovë duhen faktorizuar aktorë të tjerë të komunitetit serb.
s.zaimi
Comments
Serbia prodhon vetem krize
Serbia prodhon vetem krize dhe eshte shtet armik. Serbia e percakton indititetin e saj Ne dhe Ato. Ne dhe Armiqte, dhe ruan kohezionin si popull, si shtet, permes krijimit te imazheve te urrejtjes te armiqve dhe miqve te patjetersueshem. Nacionalizmi i inditeitetit Serb eshte nje folklorizem mitologjik ku armiqt e perjetshem jane shqiptaret po dhe kombet e tjere. Perdor fene duke u shitur si viktime per te demonizuar fene tjeter myslimane dhe popujt e tjere. E ka kthyer ne berthame kombetare mitin e luftes se kosoves dhe gatuan vetem urrejtje qe nga koha Vidovanit ndaj shqiptarve. Ne vitin 1995 i eshte hequr klauzola Gjermanise si shtet armik ne OKB. Retorika qesharke kllouneske e kryeministrit te Shqiperise qe citon: do te bejme ate qe bene Francezet me Gjermant - Pajtimin e Madh. Eshte vetem finte retorike e keqe me ndergjegje te plote, dhe jo nga padija. Gjeramanet ulen koken dhe pranuan krimet kunder njerzimit, gjermanet paguan deri ne centin e fundit demet e luftes ndaj te gjithve. Deri vone ne Hollande e Danimarke ishe armik po te mesoje gjuhen gjermane dhe urrejtja ishte hashiqare(dhe eshte). Tani i lejohet Gjermanise te kete frymemarrje ne armatimin e shtetit dhe nuk quhet shtet armik. Tani eshte hequr klauzola e shtetit armik. Nje kyeminister qesharak kllounesk qe perserit nje retorike te shpifur duke helmuar Kosoven dhe duke vene paralele barazie ndermjet Kosoves dhe Serbise. Serbia nuk njeh krimet ne Kosov, con armatime dhe ushtrine ne kufi me kosoven dhe eshte shtet armik. Serbia ka bere gjenocid ne Kosove dhe nuk njeh krimet, dhe eshte shtet armik. Serbia e shfaq hapur armiqesin dhe urrejtjen ndaj shqiptarve ashtu sic shfaq Kryeministri i Shqiperise qendrimin skandaloz ndaj Kosoves. Eshte skandaloze te mbash zi per terroristet dhe eshte konformim i terrorit dhe Serbia eshte shtet armik.
Add new comment