OKB: 11 300 viktima në Libi nga stuhia "Daniels"

Postuar në 17 Shtator, 2023 12:59

Organizata e Kombeve të bashkuara ka lëshuar së fundmi një raport sipas të cilit përmbytjet në Derna të Libisë kanë marrë jetën e 11 300 njerëzve, ndonëse ministri i Shëndetësisë së administratës lindore të Libisë, Othman Abdeljalil ka deklaruar se në fakt janë 3 166 njerëz të vdekur.

Një shifër mbi të cilën ka konsensus është ajo për numrin e të zhvendosurve, që shkon në 40 000. Shkak për dëme të kësaj shkalle është shembja e dy digave të ndërtuara në mesin e shekullit të 20-të pas një përmbytjeje të madhe në atë kohë.

Krisjet në diga janë verifikuar që në vitin 1998, por asnjë masë nuk është marrë dhe për të këtë arsye është urdhëruar hapja e një hetimi, ndonëse në Libi, situata politike është e tillë që pak shpresa ka se do të nxirret ndonjë përgjegjësi reale mbi këtë që ndodhi. Vendi u godit nga stuhia Daniels që çoi mandej në shembjen e digave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.