Largimi i butë i Italisë nga nisma Belt&Road

Postuar në 10 Shtator, 2023 11:40

Italia është shkëputur nga nisma kineze Rruga e Mëndafshit. Edhe pse formalisht nuk është zyrtarizuar, vullneti i Italisë i është komunikuar qeverisë kineze gjatë një takimi që kryeministrja Giorgia Meloni pati me homologun kinez, Li Qiang, në samitin e G-20.

Siç raportohet nga mediat italiane, Meloni i ka thënë kryeministrit kinez se shkëputja nga marrëveshja po bëhet në bazë të shifrave (të cilat nuk reflektojnë rezultatet e pritshme) dhe jo në bazë të nxitjes nga një palë e tretë (duke nënkuptuar këtu SHBA-të).

Me pak fjalë, një dalje "e butë" nga nisma kineze e infrastrukturës me “respektin maksimal për lidershipin politik kinez dhe në veçanti për presidentin Xi Jingping”.

Zyrtarisht, kryeministri kinez ka bërë të ditur për mediat se një marrëdhënie e shëndetshme dhe e qëndrueshme midis Kinës dhe Italisë "është në përputhje me interesat e përbashkëta të të dy vendeve dhe është e nevojshme për zhvillimin më të mirë të të dyjave".

Në vitin 2019, Italia, nën qeverinë Conte 1, u bë vendi i parë i madh perëndimor që iu bashkua nismës së infrastrukturës së Kinës, pavarësisht kundërshtimit nga Shtetet e Bashkuara.

Për Kinën, shkëputja e Italisë nga ky projekt nuk është e papritur. Muajt e fundit, qeveria kineze ka lëshuar shpesh sinjale në drejtim të Italisë për “vendimin që duhet marrë pa ndikimin amerikan”.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.