Propozimi i Orban: Jo Ukrainës në NATO. Marrëveshje me Rusinë dhe sovranitet për Ukrainën

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka deklaruar në një intervistë për Tucker Carlson se Perëndimi nuk mund t’i lejojë më vetes që të integrojë Ukrainën në NATO. Sipas tij, shansi i vërtetë i pranimit të Ukrainës në Aleancë ka qenë në Samitin e Bukureshtit në vitin 2008, çka u hodh poshtë për shkak të mosmarrëveshjeve mes fuqive kryesore.
Humbëm një shans historik. Dhe kjo dritare nuk është më e hapur, ndaj nuk mund ta bëjmë më. Nuk mund të lejojmë që të kemi atë kufirin e gjatë mes Rusisë dhe Ukrainës që i takon NATO-s – kjo do të thoshte rrezik imediat lufte për të gjithë ne, edhe në Washington
është shprehur Orban.
Në këmbim të kësaj, kryeministri hungarez sugjeron një marrëvshje me Rusinë për një arkitekturë të re sigurie duke garantuar sovranitetin e Ukrainës. Por jo anëtarësim të saj në NATO.
Add new comment