Fjalor për emërtimin e njerëzve. Metani: Pjesa më e madhe lidhet me tiparet morale
Emërtimet për njerëzit, në gjuhën shqipe lidhen më tepër me tiparet morale sesa ato fizike.
I ftuar në MCN, profesori Idriz Metani shpjegoi vlerat e fjalorit më të ri të botuar. Ai ka një natyre të veçantë dhe ka kërkuar një punë disa vjeçare. Fjalori ka më shumë se 15 mijë njësi.
Kandari ose peshorja, ose numri më i madh i emërtimeve të njerëzve sipas tipareve fizike apo morale, pra nga shifra 15 mijë, pjesa më e madhe janë emërtime që kanë të bëjnë me tiparet morale të njeriut. Shqipja anon më shumë nga emërtimet që kanë të bëjnë me tiparet morale të njeriut, me ato që kanë të bëjnë me konstitucionin shpirtëror, me strukturën shpirtërore, me temperamentin, me karakterin, me fjalën e dhënë.
Ndër të tjera, profesori rrëfeu një nga veçantitë e fjalorit, i cili ka më shumë kompozita se ai i gjuhës shqipe.
Nëse fjalori i gjuhës shqipe i vitit 1980, me fjalën krye ka gati 20 kompozita, ky fjalor ka gati 200 të tilla. Lënda e këtij fjalori vjen nga shumë burime. Burimi kryesor janë ligjërimet krahinore. Të gjitha formimet me fjalën krye vijnë nga të folmet e gegërishtes.
Përveç emërtimeve, botimi ka dhe shprehje frazeologjike duke u bërë një burim i rëndësishëm për përkthyesit dhe nxënësit.
Add new comment