Dritë e re mbi krijimin e Magnetarëve, magneteve më të fuqishëm në Univers
HD 45166 është emri i një ylli që vëzhgohet prej 100 vjetësh, por që vetëm tani po merr rëndësi të veçantë për studimet astronomike. HD 45166 është një yll ‘i gjallë”, drejt vdekjes, e cila do ta çojë atë drejt statusit të një Magnetari. Ai ndodhet 3000 vjet dritë larg në yjësinë e Monoceros.
Magnetarët janë magnetet më të fuqishëm në univers: me një dendësi të jashtëzkonshme dhe fushë magnetike të tillë që shpjegon edhe emrin që kanë marrë. Por si krijohen ata?
Tani një grup kërkuesish kanë arritur të mbledhin të dhëna shtesë për procesin në fjalë që prek yje të pasur me helium dhe masë mbi atë të Diellit tonë disa herë. Në këtë kuadër HD 45166 konsiderohet si një lloj i ri objekti astronomik.
Sipas vëzhgimeve nga disa observatorë u konfirmua se ylli në fjalë është magnetik, madje ylli masiv më magnetik i identifikuar deri më tani nga Toka. Fusha e tij arrin në 43 000 gauss me të gjithë sipërfaqen e vet prej heliumi që është 100 000 herë më e fortë sesa ajo e Tokës.
Shifrat janë marramendëse dhe e çojnë materien në horizonte të paimagjinueshëm organizimi, pasi shkencëtarët thonë se magnetarët, pra yjet “e vdekur” që janë shndërruar në magnete, e kanë fushën magnetike 1 miliardë herë më të fuqishme sesa HD 45166. Konkretisht, ylli në fjalë, në momentin e kolapsit nën gravitetin e vet do të gjenerojë një fushë magnetike 100 trilion gauss. Ylli është krijuar nga bashkimi i dy yjeve të pasur në helium.
Add new comment