Administratori i inceneratorit të Tiranës ngre akuzën e parë: Bashkia, debitore. Të paguajë, ose kaos

Postuar në 10 Gusht, 2023 14:39

Në një prononcim të parin për mediat, administrator shtetëror i inceneratorit ende në letër, por në sekuestro të Tiranës, Arjan Baçi, ka paralajmëruar se nëse Bashkia e Tiranës, nuk shlyen detyrimet e prapambetura, në kryeqytet rrezikohet kaosi për mbetjet.

Puna po vazhdon normalisht, po ndiqen të gjitha kontratat dhe po shihen prapambetjet që të bëhet trajtimi i mbetjeve urbane të Tiranës.

Një nga problematikat është parë që Bashkitë e Tiranës janë debitorë në këtë kompani dhe jemi duke dërguar shkresa për t'i vënë para përgjegjësisë, pasi moszbatimi i tyre do të sillte një kaos për mbetjet

ka thënë ai.

Nuk është e qartë nëse z. Baçi ia ka idenë rëndësisë së asaj që thotë, pasi në fakt ai ka ngritur një akuzë për kryebashkiakun Erion Veliaj.  Për arsyen se në dritën e sekuestros së vënë mbi veprën në fjalë, ne duhet të shtrojmë pyetjen: si është e mundur që një kompani që merrte pagesa për punë të parkyer, ka shërbyer Bashkisë së Tiranës, pa i mbledhur asaj detyrimet e veta?

Këtu janë të gjitha të dhënat për të dyshuar për një marrëdhënie klienteliste, për shkak se asnjë subjekt privat, në këtë nivel, nuk ofron shërbim me detyrime të prapambetura. Bashkia e Tiranës është me gjasë klienti më i madh i Landfillit të Sharrës dhe borxhi i krijuar tregon së paku keqmenaxhim dhe aq më tepër merr rëndësi kjo në kushtet kur administratori nuk ka pritur, por ka dalë publikisht duke paralajmëruar bejrutizimin e Tiranës. Diçka serioze ka ndodhur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.