78 vjet nga bomba e Hiroshimës

Postuar në 06 Gusht, 2023 12:19

Më 6 gusht të vitit 1945, Shtetet e Bashkuara të Amerikës hodhën mbi qytetin japonez të Hiroshimës një bombë atomike, një akt të cilin e përsëritën tri ditë më vonë në Nagasaki. Rreth 220 mijë njerëz vdiqën nga goditja fillestare në të dyja qytetet dhe mijëra vuajtën pasojat më pas.

Hedhja e bombës në Hiroshima pagqëzoi nisjen e një ere të re në mbarë planetin, asaj atomike, që përcaktoi të gjithë rrjedhën e rendit ndërkombëtar dhe të sigurisë së tij.

Në një fjalim të mbajtur nga anija “Augusta”, ish-presidenti amerikan, Harry Truman, e cilësoi bombën si “një rritje revolucionare të fuqisë sonë shkatërruese”, duke shprehur entuziazmin për forcën e re amerikane.

Në rreth 80 vjet të kësaj ere, përgjegjësia e SHBA mbi aktin në fjalë mbetet edhe sot e kësaj dite e pa pranuar, pas alibisë së mbrojtjes së jetëve të ushtarëve që ishin në front. Duhet thënë në çdo rast se hedhja e bombës në vitin 1945 ishte e mundur për shkak të ekskluzvitetit të disponimit të saj nga vetëm një fuqi, një realitet që u zhbë në vitin 1949 nga testi i bombës së parë sovjetike.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.