Një amerikane ikën, një "amerikan" vjen në BE
Emmanuel Macron bëri çmos që amerikania Fiona Scott Morton të mos merrte drejtimin e Komisionit për Konkurencën në BE, vetëm pse ajo ishte amerikane, por edhe sepse kishte përvojë pune me kompanitë e teknologjisë. Mirëpo emri tjetër që pretendon detyrën është sërish një amerikan. Ose të paktën shtetas amerikan. Florian Ederer, i lindur austriak dhe që në muajin maj të këtij viti mori pas shumë përpjekjesh nënshtetësinë amerikane. Ederer ia ka dalë madje të mbajë dyshtetësinë, duke bindur autoritetet austriake që të mos ia heqin nënshtetësinë për shkak të kontributeve të tij në ekonomi dhe politikat e konkurencës. Për ta vënë në kontekst pretendimin e tij me “shqetësimet” e Francës, ai thekson se:
Nuk kam bërë asnjë konsultim për ndonjë nga firmat e mëdha të teknologjisë. Është e rëndësishme për ekonomistët që të jenë shumë të hapur dhe të zbardhin punën e tyre të mëparëshme si konsulentë dhe ekspertë. Megjithatë shqetësimet rreth Scott-Morton mund të jenë mbivlerësuar dhe vëmendja duhet të përqëndrohej te eksperiza e jashtëzakonshme që ajo do sillte në punë
citohet Ederer.
«Politico» shkruan se kandidatura e tij është pritur mirë në komunitetin antitrust në BE që është në një përpjekje të madhe me kompanitë e teknologjisë.
Add new comment