Pse nuk thërret më: Burg!?

Postuar në 02 Gusht, 2023 11:33

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit ka thirrur për dëshmi rreth 70 të moshuar që do të flasin për procedurën e check-up. Siç merret me mend, hetimi lidhet me një koncesion të kohës kur ministër i Shëndetësisë ishte Ilir Beqja, i thirrur disa herë në SPAK. Nuk duhet të paragjykojmë hetimet që kanë marrë një rrjedhë të vetën dhe që po thërrasin nën akuzë një pjesë të qeverisë së kësaj dekade. 

Mirëpo një standard të dyfishtë ne mund ta vëmë në dukje: kryeministri është tulatur, është bërë diplomatik edhe në gjuhën e vet me ministrat dhe ish-ministrat. Ndërkohë që pak vite më parë, kur e mori me yrysh të madh zhvillimin e Shqipërisë, kryeministri dëgjohej thuajse përditë të artikulonte fjalën: Burg!

Burg për ata që bënin ndërtime pa leje, burg për ata që vidhnin energjinë e kështu me radhë për të mbërritur sërish në pikën kur ndërtimet pa leje u legalizuan, kur një hotel i tërë ndërtohet pa leje në Parkun e Butrintit nga një prej ndërtuesve më të përfolur, sikundër rikthehet fasha e energjisë që u denoncua si instrument abuzimi dhe vjedhjeje energjie. Pse atëherë kryeministri nuk thërret edhe sot Burg, burg! Për ministrat e vet siç bënte deri më dje me qytetarë që përfitonin nga skema që janë lehtësisht të korrigjueshme?

Janë pyetje të cilave z. Rama ua di mirë përgjigjen, po mirë shumë. Ndaj edhe ka kafshuar gjuhën dhe po fsheh duart.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.