“Lufta bërthamore nuk është më e keqe se ndryshimi i klimës”
Kërcënimi i asgjësimit bërthamor nuk është më serioz se kërcënimi që përbën ndryshimi i klimës. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, thotë se ndryshimi i klimës mbetet sfidë ekzistenciale për njerëzimin.
“Ka disa çështje që janë në qendër të vëmendjes… duke përfshirë konfliktin e mundshëm, por nuk ka dyshim se klima përfaqëson një sfidë ekzistenciale për të gjithë ne. Pra, për ne, kjo është sfida ekzistenciale e kohës sonë”, tha ai, duke shtuar se kjo “nuk do të thotë se ndërkohë nuk ka sfida të rënda ndaj rendit ndërkombëtar si agresioni i Rusisë kundër Ukrainës”.
Ndërsa ky korrik konsiderohet si muaji më i nxehtë në histori, OKB-ja ka bërë thirrje për "veprim të përshpejtuar" për të reduktuar emetimet e karbonit, përfshirë një fund global të përdorimit të qymyrit deri në vitin 2040.
Në fillim të kësaj vere, i dërguari special presidencial i SHBA-së për Klimën, John Kerry, kërkoi një rishikim të sistemit bujqësor botëror për të reduktuar emetimet e karbonit nga bujqësia në një përpjekje për të shmangur "gjysmë grade shkallën e ngrohjes deri në mesin e shekullit".
Add new comment