Riorganizim qeverisjeje, aplikim inteligjence artificiale dhe një zbulim në sektorin e energjisë

Postuar në 29 Korrik, 2023 14:55

Pas mbledhjes së qeverisë në Tepelenë, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një riorganizim të qeverisjes në vend, duke dalë nga termi I zakonshëm: Ndryshime.

Me zv.ministrat dhe sekretarët e Përgjithshëm në takim, z. Rama duket se ka ndërmend të gërshetojë në një të vetëm kabinetin politik me atë teknik, duke e kompletuar vendimmarrjen me një rol aktiv dhe me zë të barabartë të ekspertëve.

Është një eksperiment që nuk dihet nga vjen, por është e sigurtë se tanimë pozita e një ministri është shumë më e ekspozuar në peshën e vet përkundrejt zëvendësve të vet dhe drejtuesve të agjencive.

Lidhur me këtë çështje z. Rama ka bërë diçka të qartë kur foli për aplikime të inteligjencës artificiale në procesin ligjvënës dhe në ministri të caktuara, diçka që tingëllon si shumë e tepruar nëse marrim në konsideratë kapacitetet e vendit dhe mënyrën sesi sistemi i shërbimeve publike digjitale u ekspozua së fundmi.

Po kështu kryeministri ka njoftuar për zbulime me rëndësi në fushën e energjisë, çka me gjasë lidhet me kërkimet e kompanisë “Shell”, që është kryesorja në kërkimet në Shqipëri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.