“Patëm fat që na kolonizoi Britania”

Postuar në 27 Korrik, 2023 15:57

Ish-kryeministri i Australisë, John Howard, ndezi polemika me deklaratën e tij, pak para një referendumi, i cili synon t’i japë popullatës indigjene më shumë zë.   

Howard, i cili shërbeu si kryeministër i Australisë nga viti 1996 deri në 2007, tha se kolonizimi britanik ishte "gjëja më me fat që i ndodhi" vendit.

"Unë kam mendimin se gjëja më me fat që i ndodhi këtij vendi ishte kolonizimi nga britanikët", tha Howard, në një intervistë të botuar nga gazeta "Australian", të cilës i referohet New York Times. Ai shtoi se sundimi britanik mbi Australinë nuk ishte "i përsosur", por se ata "ishin kolonizatorë shumë më të suksesshëm dhe më të mirë se vendet e tjera evropiane".

Komentet e Howard vijnë përpara referendumit "Zëri indigjen për Parlamentin", që do të mbahet midis tetorit dhe dhjetorit. Nëse ka mbështetje, atëherë do të ndryshohet kushtetuta e Australisë për t'u dhënë indigjenëve një zë më të fortë për ligjet dhe politikat që i prekin ata.

Howard, i cili tha se vetë do të votojë 'jo', parashikom gjithashtu se referendumi do të dështojë dhe paralajmëroi se ai mund të krijojë një konflikt të ri, pasi lidhet me politikat që përfshijnë popullsinë aborigjene.

Ata që kanë iniciuar referendumin dhe me anë të tij synojnë amendimin e Kushtetutës, thonë se falë kësaj do të ketë të drejta dhe mbrojtje më të madhe për popullsinë aborigjene në ligjin australian. Aktualisht, komunitetet aborigjene të Australisë kanë jetëgjatësi më të ulët në krahasim me të tjerët, me rezultate në mënyrë disproporcionale më të ulëta shëndetësore dhe arsimore.

Referendumi është i pari në Australi që nga viti 1999 dhe nëse ka sukses do të ndryshojë ligjin themeltar të shtetit për herë të parë në 46 vjet.

Kolonët britanikë e krijuan Australinë si një koloni penale të qeverisur nga Marina Mbretërore në 1788 dhe sunduan në atë territor deri në vitin 1901 kur parlamenti britanik miratoi ligjin që u jepte të drejtë kolonive australiane të vetëqeveriseshin kolektivisht. Mbreti Charles III mbetet kreu i shtetit australian.

Comments

Submitted by dori (not verified) on

... dhe ka te drejte ky ish-kryeministri. Supozojme se nuk do te kishte kolonizim britanik. Popullsia aborigjene, me shume gjasa, do te ishte po ne ate gjendje qe e gjeten kolonizuesit e pare , e cila gjendje ishte e pandryshuar per mijera e mijera vite; e cila gjendje po ashtu, ishte te jetuarit ne natyre te hapur, ne shpella...
Jo vetem me kete popullsi, por edhe per shume te tjera anekend botes, kolonializmi sherbeu per t'i nxjerre nga barbaria ne rrugen e qyteterimit; qofte duke perdorur edhe mjete barbare. A nuk thuhet per Pjetrin e Madh te Rusise, qe e "mundi barbarine me barbari"? Edhe Marksi, sado profane t'ju duket neomarksisteve, ne njefare menyre e pat pranuar domosdoshmerine e kolonializmit pikerisht per kete arsye.
Jane te pashpirte ata individe, aktiviste, grupe te ndryshme te te drejtave te njeriut, qe bertasin me te madhe, per arsye thellesisht humanitare thone , per te drejtat e tribuve te ndryshme qe jetojne si para10 apo 20 mije vitesh. Cfare duan keta?! Qe t'i mbajne si ne nje kopesht zoologjik, dhe t'i gezohen perkujdesjes qe qeniet e sotme moderne te degjeneruara u japin ketyre qenieve primitive te pastra nga cdo mekat qyteterimor?!
Ka te drejte ky ish-kryeministri edhe po te supozojme nje kolonizues tjeter ne vend te atij britanik. E verteta eshte qe kolonite britanike, jane shume me te zhvilluara, me te pasura, me komunitetet vendase me te mirearsimuar dhe integruar ne boten moderne, sesa, bile fjala , ato spanjolle, portugeze, franceze etj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.