Bledi Çuçi në krye të Grupit Parlamentar, Klosi sekretar i Përgjithshëm i PS-së

Postuar në 26 Korrik, 2023 19:23

Asambleja e Partisë Socialiste ka prodhuar disa ndryshime në strukturën drejtuese, duke emëruar në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të saj, Blendi Klosin dhe duke larguar Damian Gjiknurin. Ndërkohë, detyrën e kreut të grupit parlamentar të socialistëve, Rama ia ka besuar Bledi Çuçit, të cilin e shkarkoi pak ditë më parë nga detyra e ministrit të Brendshëm.

Çuçi do të kryejë detyrën që mbante deri para pak ditësh Taulant Balla, i cili drejton sot Ministrinë e Brendshme. 

Riorganizim i mëtejshëm strukturor, por edhe ndryshime në qeveri, nuk përjashtohen në takimet informale që janë parashikuar më 28 dhe 29 korrik.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.