Berisha: "Gjiknuri, kufomë politike në hetim ndërkombëtar". Paralajmërim për zgjedhje të parakohshme!
Në një reagim të vetin kreu i Rithemelimit Sali Berisha ka deklaruar se largimi i Damian Gjiknurit nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm përfaqëson një vetëakuzë të asaj që ai e quajti “kupolë” të PS-së.
Gjiknuri është një kufomë e pakallur politike në hetim ndërkombëtar
ka thënë Berisha.
Ai ka premtuar se do të sjellë fakte për implikimet penale të Gjiknurit që sipas tij është flakur nga Edi Rama për të shpresuar se do të shpëtojë personalisht. Në fund Berisha ka lënë të kuptohet se opsioni i zgjedhjeve të parakohshme nuk përjashtohet.
Kam besim se së shpejti shqiptarët do të flasin me zërin e tyre
ka përfunduar ai.
Comments
Sali Berisha eshte de facto
Sali Berisha eshte de facto kryetar i PD-se. Madje edhe de jure ne njefare kuptimi, po te kemi parasysh vendimin e pare te gjykates dhe rrezimin e atij vendimi me urdher politik. Gjithsesi, Sali Berisha eshte realisht kryetar i Partise Demokratike. Tani nese ka probleme ligjore per gazetaret ta cilesojne ate si te tille, dakord; por nese s'ka, eshte me shume se teprim ta cilesosh ate keshtu, sepse ketu nuk hyn fare ajo qe quhet korrektese politike apo korrektese profesionale.
...e kemi parasysh....,
...e kemi parasysh....,
Si gjithmone vet pyet dhe vet pergjigjesh o hunky Dori.
Add new comment