Kremlini: Jo, marrëveshjes së drithrave pa hapjen e tregjeve për prodhimet ruse

Postuar në 25 Korrik, 2023 16:34

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka përjashtuar mundësinë e marrëveshjes për drithin në këtë moment. Duke iu referuar një letre të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, Peskov, ka mohuar mundësinë e përmbushjes së kërkesës për zgjatje në kohë të Nismës së Detit të Zi, për shkak se siç tha ai, kërkesat ruse të njohura me marrëveshjen e deritanishme nuk janë respektuar.

Megjithatë Presidenti Putin bëri të qartë se Rusia është e gatshme të përfudnojë menjëherë marrëveshjen, sapo kushtet të përmbushen

deklaroi ai.

Marrëveshja e korrikut 2022, firmosur në Stamboll, u shty disa herë, por më 17 korrik të këtij viti, Rusia njoftoi se nuk do të vazhdojë t’i përmbahet detyrimeve të saj, për shkak se palët nuk kanë respektuar kërkesën e saj për hapjen e tregjeve për prodhimet ruse.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.