Kina shkarkon ministrin e Jashtëm

Postuar në 25 Korrik, 2023 15:18

Pekini zyrtar shkarkoi ministrin e Jashtëm, Qin Gang, i zhdukur prej më shumë se tre javësh nga daljet publike. Sipas medias shtetërore, CCTV, detyra do t’i besohet paraardhësit të Qin, Wang Yi.

Raportimet në mediat kineze nuk përfshjnë arsyet e shkarkimit të shefit të diplomacisë, i cili e mori detyrën në dhjetor të vitit të kaluar.

Qin, 57 vjeç, ish-ambasador në SHBA, u promovua me shpejtësi kur Xi po formonte një ekip të ri vitin e kaluar.

Homologët perëndimorë të Qin kishin nisurtë ndërtonin një marrëdhënie pune me të. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock dhe homologu i saj holandez, Wopke Hoekstra, ishin ndër të parët që u takuan me Qin në Pekin pas rihapjes së qytetit pas pandemisë së koronavirusit.

Shenja më e hershme e zhdukjes së Qin ishte momenti kur Pekini anuloi një vizitë nga shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell në fillim të këtij muaji, raporton Politico.eu. Diplomatëve europianë fillimisht iu tha se zyrtari kinez "rezultoi pozitiv" për koronavirus.

Posti i ministrit të Jashtëm, megjithëse është vendimtar në angazhimin e jashtëm, nuk është roli më i rëndësishëm në sistemin diplomatik kinez.

Wang, 69 vjeç, i cili rimerr detyrën e ministrit të Jashtëm, ka qenë drejtor i Komisionit të Punëve të Jashtme të Partisë Komuniste, ndërkohë që ka shërbyer edhe si anëtar i Byrosë Politike, duke e bërë atë në thelb diplomatin më të lartë kinez.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.