Kremlini: Po inskenohet pushtimi i Ukrainës Perëndimore nga Polonia

Postuar në 22 Korrik, 2023 12:41

Rreth një vit e gjysmë nga nisja e konfliktit në Ukrainë, duket se po jepen shenjat e para të përshkallëzit real në terren. Një ditë më parë, presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi përmes një mesazhi televiziv se çdo sulm mbi Bjellorusinë është një sulm mbi Rusinë dhe se Kremlini do të përgjigjet me të gjitha mjetet në dispozicion.

Reagimi pasoi vendimin e Polonisë për të rihapur venddislokimet ushtarake në kufi me Bjellorusinë, çka është intepretuar nga Moska si përpjekje e Polonisë për të rimarrë territoret e humbura në përballjen me Bashkimin Sovjetik.

Nga ana tjetër, Polonia duket se është shqetësim strategjik në Moskë për shkak të historisë. Konkretisht, kreu i Duma-s ruse, Vyacheslav Volodin, ka deklaruar se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy shpreson te polonizimi i Ukrainës si shpresë për mbajtjen e pushtetit.

Sipas tij është krijuar një forcë lituano-polake prej 25 mijë trupash, e gatshme për të pushtuar Ukrainën Perëndimore. Komentet i bëjnë jehonë historisë së komonuelthit polako-lituan, një shtet i fuqishëm mesjetar, që u shpërbë kryesisht përmes presionit të dyanshëm ruso-gjerman.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.