Turqia nis zyrtarisht përgatitjen ndaj tërmeteve të parashikuar se do ndodhin në Stamboll

Postuar në 19 Korrik, 2023 17:15

Autoritetet turke kanë nisur të planifikojnë reagimin ndaj ngjarjeve sizmike shkatërrimtare që janë parashikuar të ndodhin në rajonin e Stambollit, që ndodhet në bashkimin e pllakës anatoliane me atë euroaziatike. Ministri për Mjedisin dhe Urbanizimin, Mehmet Ozhaseki, ka njoftuar zhvillimin e një takimi me kryebashkiakun Ekrem Immamoglu dhe krerët e distrikteve bashkiake, për të diskutuar mbi nevojën e koordinimit.

Reagimi lidhet jo vetëm me tërmetin shkatërrimtar të shkurtit që preku  edhe Sirinë dhe provokoi dhjetëra-mijëra të vdekur, por edhe me parashikimet e bëra së fundmi nga ekspertë turq. Më 12 korrik, sizmologu turk, Naci Gorur, parashikoi lëkundje me magnitudë 7.2-7.6 në detin Marmara që ndodhet afër Stambollit, një qytet me 17 milionë banorë.

Sipas parashikimeve të ekspertëve një tërmet i tillë do të provokonte rrëzimin e 90 mijë objekteve njëkohësisht, ndërkohë që 260 000 të tjera do të pësojnë dëmtime, apo do të bëhen të pabanueshme. Një skenar i tillë presupozon se 4.5 milionë banorë do të kenë nevojë për strehim.

Hera e fundit kur Stambolli u godit nga një tërmet i fuqishëm ishte në vitin 1999, me magnitudë 7.6, që shkaktoi 17 200 të vdekur zyrtarisht.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.