Nëse nuk e bën Europa, do ta bëjnë të tjerët...
Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, kritikon nxitjen e BE-së për të rishikuar marrëveshjen tregtare Mercosur, si imponim i standardeve të dyfishta, por është optimist për arritjen e një marrëveshjeje para fundit të vitit.
Një ditë pasi krerët e Komunitetit të Shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve (CELAC) u takuan me homologët e tyre të BE-së, Lula la të kuptohej se oferta kineze mbetet opsion.
"Nëse Evropa nuk dëshiron të bëjë investime, vendet e tjera duan të bëjnë. Në epokën e konkurrencës, vendet duhet të kuptojnë rëndësinë e përfitimit nga Amerika Latine," tha ai.
BE-ja ka nisur Global Gateëay, një skemë prej 300 miliardë eurosh që u ofron vendeve në zhvillim një alternativë ndaj Iniciativës Belt&Road (BRI).
Por investimi i BE-së në Brazil nuk përputhet me nevojat aktuale të popullsisë dhe nuk përcaktohet në bashkëpunim me autoritetet.
BE-ja dhe blloku Mercosur i përfunduan negociatat tregtare në vitin 2019, por marrëveshja është pezulluar për shkak të debateve për shpyllëzimin e Amazonës dhe angazhimin e Brazilit ndaj veprimit të ndryshimeve klimatike.
Add new comment