Llogari Departamentit të Shtetit: Pse ndërhyni në zgjedhje të ndershme në Kosovë? Serbia nuk del nga orbita ruse
Gjatë një seance dëgjimore të Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA, më 22 qershor, republikani Keith Alan Self pyeti zëvendësndihmës sekretarin e Byrosë së Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Douglas D. Jones, në lidhje me qëndrimin e Departamentit të Shtetit për zgjedhjet në Kosovë. Duke vënë në dukje probleme në mënyrën sesi Departamenti i Shtetit menaxhoi atë që u quajt kriza në Veriun e Kosovës:
Dua të ndalem te ish-Jugosllavia, si pikë e nxehtë. Zv.asistent.sekretari Jones, në zonën e Serbisë dhe Kosovës. Mendoj se njerëzit duhet ta kuptojnë. Nga koha ime, NATO dhe komanda europiane në vitet ’90 gjatë disa luftërave civile, disa çështje kanë mbetur të pazgjidhura mes Serbisë dhe Kosovës. Siç e dini, serbët praktikisht i bojkotuan zgjedhjet e fundit. Kosovarët morën postet përmes zgjedhjeve të rregullta dhe në këtë situatë kemi një pikë të nxehtë mes Serbisw dhe Kosovës. A mund të më thoni mendimin tuaj para se të bëj pyetjet e mia?
Bie dakord me përmbledhjen që i bëtë situatës dhe potencialit si pikë e nxehtë. NATO ka pas krahëve një histori të gjatë në Ballkan. Sa i takon Serbisë dhe Kosovës, jemi angazhuar në diplomaci intensive, duke i inkurajuar të dy palët të depërshkallëzojnë konfliktin dhe të kthehen në tryezën e dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Ne mbështesim planin me tre pika të BE, i cili kërkon depërshkallëzim nga të dy palët, zgjedhje të reja, kësaj here me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës, si dhe zbatimin e marrëveshjes së normalizimit.
Ju përmendni Bosnje-Hercegovinën në dëshminë tuaj të shkruar. Këtë nuk e përmendni fare. Le të kthehemi te zgjedhjet. Serbët I bojkotuan dhe unë mendova se do të përmendnit faktin se doni zgjedhje të reja pse kërkoni zgjedhje të reja, pasi kur dikush bojkoton, zgjedhjet mbahen gjithsesi dhe ata që I fitojnë, marrin detyrën e re. Pse ju kërkoni zgjedhje të reja?
Plani që përfshin zgjedhjet e reja, të cilit iu referova… zgjedhjet në Kosovë që u bojkotuan nga serbët që jetojnë atje. Ne kemi pranuar se kryetarët e zgjedhur dolën përmes një procesi tw rregullt. Megjithatë, ata nuk kanë mundur t’i ushtrojnë plotësisht funksionet e tyre dhe në fakt tentativa për të hyrë në ndërtesat e komunave çoi te dhuna…
Pikërisht kjo është pyetja ime, kryetarët e zgjedhur rishtas po përpiqen të bëjnë punën e tyre, të hyjnë në zyrat e tyre dhe ne po mbështesim përsëritjen e zgjedhjeve në vend që t’I mbështesim ata. Pse po bëhet kjo?
Këta kryetarë u zgjodhën me një pjesëmarrje shumë të ulët votuesish …
Kjo ndodh përditë në Amerikë. Kemi zgjedhje lokale me pjesëmarrje 4%.Ne nuk zihemi për pjesëmarrjen e ulët.
Janë dy pjesë të mëdha të elektoratit që ndihen të privuar nga e drejta, me zgjedhjen e vet. Ata kanë vullnetin të kthehen në votim, siç edhe ne po i nxisim të bëjnë,
Kjo do të sillte si rezultat një proces më të qëndrueshëm dhe qeveri vendore më përfaqësuese, çka do t’i shërbente zgjidhjes së konfliktit.
Unë mendoj se problemi i vërtetë është se DASH po përpiqet ta tërheqë Serbinë jashtë orbitës ruse. Po ndërhyni në zgjedhje që janë mbajtur në mënyrë të rregullt, po ndërhyni te njerëz që janë zgjedhur në mënyrë të rregullt, duke e futur veten në çështjen e mijëvjeçarit në rajon dhe po trazoni një palë zgjedhje të ekzekutuara sipas ligjit. Nuk do ta nxirrni Serbinë nga orbita ruse, gjithashtu ju mund ta lini Kosovën…Ne e kemi njohur Kosovën, e di që shumë vende nuk e kanë bërë ende dhe ne e kemi njohur. Ju inkurajoj ta mendoni sërish qasjen tuaj për konfliktin serbo-kosovar sepse para së gjithash, duhet të mbështesni sundimin e ligjit, që do të thotë zyrtarë të dalë nga zgjedhje të rregullta që përpiqen të bëjnë punën e tyre.
Add new comment