Një përpjekje e fundit për izolimin dhe zhvlerësimin e Kurtit. Prishtina i thotë 'Jo' turit të Ramës
I ashtuquajturi tur ballkanik i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ka marrë goditjen e parë të evtën aty ku nuk duhej: në Kosovë. Homologu i tij, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk do të takohet me z. Rama, për sa kohë nuk është zhvilluar mbledhja e përbashkët e qeverive.
Nëse kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama, insiston në anulimin e mbledhjes së dy qeverive, atëherë unë ngelem te qëndrimi që unë ia kam dhënë, se për takime të ne të dyve, ne kemi kontakt të drejtpërdrejtë, ne takohemi shumë shpesh, gjatë dy vjetëve që jam në qeverisje i kam një duzinë takimesh me Ramën, nuk lëngon raporti Kosovës-Shqipëri, por edhe demokracia, paqja e siguria në Ballkan pse nuk takohet kryeministri i Kosovës me atë të Shqipërisë por për shkak se mbledhjet e të dy qeverive tona janë anuluar paarsyeshëm. Unë e konsideroj të nevojshme mbledhjen e dy qeverive, por jo takime të tjera
është shprehur Kurti.
Në këto kushte duket se z. Rama mbetet pa takim në Kosovë, ndonëse ka ende një derë për të trokitur, atë të Presidentes Vjosa Osmani. Do të ishte me natyrë provocative që një kryeministër nga Shqipëria të diskutojë Procesin e Berlinit me përfaqësues të opozitës së Kosovës, e ca më tej, të bëjë ndonjë demarsh për takime me përfaqësues të pakicës serbe, sidomos pas lojës për izolim të Kosovës me Ballkanin e Hapur dhe qëndrimeve të fundit për krizën në Veri.
Refuzimi i Kurtit, ndonëse simbolik, konfirmon krizën në marrëdhëniet ndërqeveritare Shqipëri-Kosovë dhe përcjell mesazhin në Ballkanin Perëndimor se faktori shqiptar është me dy qëndrime dhe se në këto kushte çfarëdo lloj përpjekjeje për faktorizim nga z. Rama është boshe. Do të ishte edhe më toksike nëse ky tur merr konfirmim suksesi vetëm në Beograd, pasi çdo intepretim do të çonte në përfundimin se z. Rama ka vetëm një politikë rajonale: izolimin e qeverisë së Albin Kurtit, me synim rrëzimin e tij për arsye strikt personale politike, që kanë të bëjnë me rivalizimin e tij në botën shqiptare si figurë dhe si përfaqësues.
s.zaimi
Add new comment