Franca dislokon 40 000 trupa policore për t'iu përgjigjur protestave për vrasjen e 17 vjeçarit Nahel.M
Vrasja e një 17 vjeçari në Francë nga forcat e policisë ka provokuar një valë të madhe protestash të dhunshme të cilat nga ana e tyre kanë sjellë në qendër të debatit politik sjelljen e policisë.
Për t’iu përgjigjur reagimeve masive autoritetet kanë vendosur dislokimin e 40 000 trupa policore, një masë kjo e jashtëzakonshme.
Reagimet në të vërtetë nuk kanë ardhur vetëm nga vrasja me armë, por edhe nga fakti se fillimisht policia gënjeu për ngjarjen duke pretenduar se Nahel.M kishte drejtuar makinën drejt tyre, ndërkohë që nga videot e publikuara më pas rezultoi se në të vërtetë dy policë mbanin të ndaluar personin dhe njëri prej tyre e paralajmëronte se do merrte një plumb në kokë.
E ëma e djalit ka bërë thirrje për marshim në heshtje, duke u distancuar nga dhuna e natës në Paris.
Add new comment