Koha që disa pyetje për kampin e MEK të marrin përgjigje

Postuar në 20 Qershor, 2023 12:43

Ajo që u pa sot në kampin e MEK në Manzë të Durrësit është absurde. Absurde për qytetarët shqiptarë që e shohin dhe absurde për këdo tjetër. Një operacion policor kontrolli, autorizuar nga gjykata ka hasur kundërshtimin e përfaqësuesve të opozitës iraniane që nuk kanë pranuar mesa duket të dorëzojnë njësitë kompjuterike etj. Në kushtet e një dëshmie publike si kjo lindin disa pyetje:

 

  1.  Cili është statusi zyrtar i muxhahedinëve iranianë?
  2.  Cili është statusi zyrtar i kampit të Manzës?
  3.  Me çfarë leje qëndrimi qëndrojnë ata në territorin shqiptar?
  4.  A duhet dhe a mund të revokohet leja e tyre e qëndrimit pas kësaj që ndodhi sot?
  5.  Si rregullohet jeta dhe organizimi i brendshëm në kampin e Manzës, në të cilin janë ngritur simbole politike dhe organizuar aktivitete subversive në raport me një vend me të cilin Shqipëria ka patur marrëdhënie diplomatike?
  6.  A përfaqëson kjo ndërhyrje preludin e mbylljes së kampit të Manzës dhe nëse provohet se nga ky kamp janë kryer sulme kibernetike ndaj Iranit, si do të sillet qeveria shqiptare në raport me versionin zyrtar të sulmeve të verës së shkuar dhe klasifikimin e Iranit si agresor?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.