Propozimi i Kurtit për daljen nga kriza në Veri

Postuar në 13 Qershor, 2023 13:02

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka propozuar sot në një dalje për mediat një plan pesë pikësh për zgjidhjen e situatës në Veri. Kurti ka deklaruar se proopozimin e vet ia ka komunikuar vendeve të QUINT-it prej të cilëve nuk ka marrë përgjigje. Më poshtë propozimi i Kurtit:

  1. Të sigurohet/krijohet menjëherë sundimi i ligjit në 4 komunat në veri të Republikës së Kosovës, duke përfshirë ndër të tjera identifikimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e drejtë të të gjithë anëtarëve të grupeve kriminale që kanë sulmuar Policinë e Kosovës, anëtarët e NATO-s dhe gazetarët. EULEX-i është i ftuar të monitorojë drejtpërdrejt thelbin e proceseve gjyqësore të lidhura me gjykimin.
  2. Grupet e dhunshme të tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës dhe të ndalohet secili veprim kriminal ndaj institucioneve të Kosovës. Në bazë të parimit të proporcionalitetit, prania e forcave të Policisë së Kosovës në tri objektet komunale në veri të Kosovës, të zvogëlohet, bazuar në rrethanat.
  3. Policia e Kosovës dhe KFOR-i/EULEX-i do t'i kryejnë vlerësimet e përbashkëta të sigurisë, çdo 15 ditë, në mënyrë që të garantojnë një mjedis të sigurt në sundimin e ligjit.
  4. Qeveria e Republikës së Kosovës do të koordinohet me të gjithë aktorët dhe do t'i shpallë zgjedhjet e parakohshme në katër komunat në veri. Zgjedhjet e reja duhet të organizohen në një atmosferë zgjedhore të lirë, demokratike dhe të papenguar.
  5. Kosova dhe Serbia të kthehen menjëherë në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli. BE-ja të sigurojë një plan renditjeje të drejtë dhe të balancuar për zbatimin e Marrëveshjes Bazë (27 shkurt) dhe Aneksit të Zbatimit të saj (18 mars). Udhëheqësit e të dy shteteve të takohen në një dialog të nivelit të lartë në Bruksel gjatë kësaj jave. Shpresoj se do të jeni në gjendje t'i përgjigjeni me optimizëm kësaj oferte sa më shpejt që të mundeni.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.