Origjina e masturbimit
Biologët evolucionarë kanë gjurmuar origjinën e masturbimit tek paraardhësit e njeriut dhjetëra miliona vjet më parë. Gjetjet dolën nga ajo që shkencëtarët besojnë se është grupi më i madh i të dhënave të përpiluara ndonjëherë mbi këtë aktivitet.
"Ajo që mund të themi është se kjo sjellje ishte e pranishme rreth 40 milionë vjet më parë, te paraardhësi i përbashkët i të gjithë majmunëve", thotë dr.Matilda Brindle, hulumtuesja kryesore në studimin e kryer në University College London.
Nuk mund të themi se disa specie u zgjuan një ditë dhe filluan ta bëjnë. Ky është një tipar i lashtë, i evoluar.
Brindle dhe kolegët e saj gërmuan thellë në historinë e sjelljes me shpresën për të kuptuar origjinën e asaj që në shikim të parë duket një enigmë evolucionare. Nga një këndvështrim evolucionar, masturbimi duket shpërqendrues, i kotë, madje i rrezikshëm.
Për të rindërtuar historinë e aktit, shkencëtarët mblodhën qindra botime, përgjigje në pyetësor dhe shënime personale rreth primatëve masturbues nga primatologë dhe kujdestarë të kopshteve zoologjike.
Sipas studimit të botuar në Proceedings of the Royal Society B, ekipi përshkruan se si masturbimi ishte i zakonshëm tek primatët e të gjitha gjinive dhe moshave. Por arsyeja pse evoluoi më shumë se 40 milionë vjet më parë është më pak e qartë.
Analizat e shkencëtarëve gjetën mbështetje për idenë se masturbimi mashkullor rriti shanset për të mbarsur partneret. Për shembull, një mashkull i rangut të ulët mund të masturbojë aq sa për të rritur eksitimin përpara seksit, që do të thotë se ata e inseminojnë partnerin e tyre më shpejt - dhe përpara se një konkurrent trupmadh të ketë mundësinë ta ndërpresë këtë proces. Masturbimi gjithashtu mund t’i ndihmojë meshkujt të shkarkojnë spermën e vjetër, duke u dhënë mundësinë të rifreskohen dhe të jenë më konkurrues për çiftëzim.
Kjo nuk ishte forca e vetme shtytëse. Studiuesit zbuluan se masturbimi mashkullor te primatët u rrit në përputhje me nivelet e infeksioneve seksualisht të transmetueshme. Një shpjegim mund të jetë se masturbimi pas seksit ndihmon në shpëlarjen e traktit gjenital, duke reduktuar rrezikun e përhapjes së një infeksioni.
Ndërsa për masturbimin femëror duhen më shumë të dhëna që të çojnë në konkluzione, një ide është se nëse e bëjnë para seksit, ka njëfarë ndikimi mbi atë se nga mashkull ato mbeten shtatzënë. Masturbimi e bën vaginën më pak acide dhe si e tillë ajo bëhet më mikpritëse për spermën e bashkëshortit të zgjedhur.
“Kjo është një sjellje kaq e zakonshme në mbretërinë e kafshëve, saqë më duket absolutisht e habitshme që askush nuk e ka hulumtuar më parë”, thotë autorja e studimit. “Për njerëzit që mendojnë se masturbimi është i gabuar, ose i panatyrshëm në një farë mënyre, kjo është një sjellje krejtësisht e natyrshme. Është pjesë e repertorit tonë të shëndetshëm të sjelljeve seksuale.”
Add new comment