Jovanka e Titos, pushtet dhe modë në Jugosllavi
Që në daljen e saj të parë publike, Jovanka Broz, gruaja e Josip Broz Titos, formësoi perceptimimin për Jugosllavinë e re të Titos në dy stile të ndryshme – njëri prej tyre i përshtatur me qarqet diplomatike dhe tjetri i përshtatur me kontekstin lokal. Për sa i përket modës, një nga pikat më të rëndësishme për studimin e koleksionit të Zonjës së Parë është fakti se ajo kishte akses në qarqe shumë të larta të industrisë botërore të modës dhe se mund të porosiste lirisht veshje që bëheshin për tëpër të qenë, ose të zgjidhte midis bollëkut të artikujve të ofruar, duke përzgjedhur më të përshtatshmet.
Ndryshe nga zonjat e tjera të para, prania e Jovanka Broz nuk qe e kufizuar në një mandat të vetëm të të shoqit, por ndikimi i saj në publik zgjati disa dekada. Për këtë arsye, është edhe më e rëndësishme dhe sfiduese të analizohen disa aspekte të këtij ndikimi ose një segment i aktiviteteve të saj.
Jovanka Broz si Zonja e Parë
Jovanka Brozit, gruaja e Josip Broz Titos dhe zonja e parë e Jugosllavisë gjatë regjimit komunist, iu desh të përballej me detyrën e vështirë të formësimit të perceptimit të Jugosllavisë së re, të Titos si në qarqet diplomatike ashtu edhe në kontekstin lokal. Sa i përket modës, dihet se gruaja e presidentit ka akses në qarqet më të larta të modës botërore industrisë, stilistëve suprem të modës dhe salloneve të modës së lartë, ku ajo mund të porosisë lirisht veshje për raste të ndryshme, ose të zgjedhë lirisht, midis bollëkut e artikujve të ofruar, ato që janë më të përshtatshmet për shijen dhe nevojat e saj. Ky supozim gjeti zbatim më shumë te Jovanka Broz, në krahasim me Zonjat e tjera të Para pas perdes së hekurt. Dhe më shumë se kaq – Jovanka Broz nuk kishte një mandat të kufizuar, pasi burri i saj ishte një lider i padiskutueshëm.
Për regjimin komunist jugosllav, dhe veçanërisht për Josip Broz Titon personalisht, ishte vendimtare mbajtja e një distance si me Lindjen, ashtu edhe me Perëndimin dhe për të ruajtur komunikimin me të të dyja palët, ndërkohë që ruhej mbështetja e brishtë të shumë kombeve brenda Jugosllavisë. Si figurë, Jovanka Budisavljević ishte ideale: ajokishte qenë ushtare e Njësisë së Parë Partizane të Grave në Divizionin te Gjashtë Lika – e vetmja njësi ushtarake e grave në Evropë, dhe kishte dalë që andej me gradën major.
Lajmi i martesës u bë publik gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm britanik Sir Anthony Eden më 18 shtator 1952 (Time, 29 nëntor 1952). Vizita e tij dhe inaugurimi publik i bashkëshortes ishin po aq të rëndësishme për Titon, i cili ishte zgjedhur President i Republikës në janar 1953, për t'u zgjedhur më pas President për jetë. Në pritje, Jovanka Broz kishte veshur një fustan saten në ngjyrë burgundy, në të cilin dukej shumë bukur. Përshtatja vizuale me Perëndimin, shoqëruar me një protokoll të rreptë, për të cilin kishte këmbëngulur Josip Broz dhe që nënkuptonte madhështi të papranueshme për një komunist të vëretët, i dha fund marrëdhënieve të ngushta me Lindjen. Pas shumë vitesh gjatë të cilave theksi ishte vënë në karakterin ‘popullor’ të qeverisë dhe uniforma e partizanit ishte adoptuar si veshje politikisht korrekte, ky ndryshim ishte një ilustrim i prosperitet, të cilin qeveria komuniste donte ta vinte në pah edhe në një kontekst lokal.
Dalja e parë e Jovanka Brozit në skenën ndërkombëtare jehoi fuqishëm në mediat perëndimore (fig. 2). "Zonja e papritur Broz", u cilësua nga Bruno Tedeschi në Giornale d'Italia (7 tetor 1952), u përshkrua siç mund ta shihni.
Po aq të bujshme ishin dasma e fshehtë, diferenca drastike në moshë, figura e një gruaje luftëtare dhe dalja në skenë e një gruaje elegante komuniste, deri atëherë e paimagjinueshme.
Kthimi i vizitës në Mbretërinë e Bashkuar nga Tito, në mars 1953 ishte vizita e parë e huaj pas vitit 1948 dhe një moment për të përcaktuar protokollet, veçanërisht kodin e veshjes, për shkak të të cilit elita politike jugosllave do të njihej dhe pranohej në dekadat e ardhshme si properëndimore dhe rreptësisht formale. Protokolli i Presidentit të Republikës u krijua me iniciativën dhe sipas udhëzimeve të Josip Brozit në qershor 1954. Protokolli i Jugosllavisë së Re luajti një rol të shkëlqyer në përfaqësimin e vendit. Vizitat u përgatitën në mënyrë të tillë që asnjë detaj i vetëm nuk konsiderohej i parëndësishëm. Ekipi vendosi se kush do të dilte në fotografitë që botoheshin në gazeta dhe përcaktoi mobilimin dhe dekorimin e dhomave të përdorura gjatë vizitave, kodin e veshjes për diplomatët, anëtarët e delegacionit dhe ndihmësit e stafit. Një vizite të vetme – në Francë në vitin 1955 – iu kushtuan 573 faqe që mbahen në Arkivin e Jugosllavisë. Në to zbulohen emrat e stafit përgjegjës për veshjet, krehjet dhe paraqiten e çiftit presidencial (AJ, 837 – I-2/6, KPR I-2/6).
Vitet e para të martesës u konsumuan në fushata intensive të politikës së jashtme (fig. 3).
Bazuar në raportimet në shtyp, një rol të madh në përgatitjen e Jovanka Brozit për të marrë rolin e Zonjës së Parë luajti Clarissa Eden, gruaja e Ministrit të Punëve të Jashtme të Britanisë, Anthony Eden (Donas de Casa, 1975). Fotografi vizualisht tërheqëse dhe me rëndësi përatë që duhej të përcillnin u përdorën si foto ilustruese. Fotot që e tregonin çiftin presidencial në shoqërinë e aktorëve të famshëm anglezë janë realizuar në Angli, ndërsa në fotot nga Franca dhe Italia, shfaqeshin respektivisht Jean-Paul Sartre dhe Mario Del Monaco. Fotot për shtypin ishin të zgjedhura me kujdes: gazetat lokale më së shumti e paraqisnin Zonjën e Parë me fustan pasditeje ose jashtë me pallto. Që kur Josip Broz ishte zgjedhur president i Jugosllavisë, gazetat e përditshme me tirazhin më të lartë publikuan raporte për aktivitetet e tij diplomatike si lajme kryesore, Politika dhe Borba ishin dy gazetat më me ndikim. Në mënyrë tipike, artikujt ishin të ilustruar me fotografi që e tregonin presidentin Tito, të shoqëruar shpesh nga gruaja e tij.
Vizita e parë e kryeministrit të Indisë, Jaëaharlal Nehru dhe vajzës së tij Indira në Beograd (1 - 8 korrik 1955), ose vizitat e Titos në Paris (6 - 14 maj 1956) dhe në Bashkimin Sovjetik (31 maj – 21 qershor 1956) ishin rastet për të dhënë shembullin si duhej bërë mbulimi i tyre nga shtypi (Politika, Borba, datat e specifikuara më sipër). I thjeshtë, por dhe i sofistikuar, stili magjepsës i veshjes së Jovanka Broz është parë kryesisht në shtypin ndërkombëtar.
Tiparet e stileve të kohës të modës janë përshtatur gjithmonë me stilin e saj personal, ndërsa çdo pjesë e veshjes ishte e përshtatur për madhësinë e saj, e bërë në pëlhura të cilësisë së lartë, me teksturë dhe ngjyra tërheqëse, në përputhje me protokollin dhe rolin e saj. Edhe grimi i saj ishte diskret, përveç buzëkuqit të kuq Dior. Fustanet e saj të mbrëmjes karakterizoheshin nga një dekolte e gjerë që zbulonte supet, mëngë të shkurtra dhe pëlhura luksoze.
Për rastet e ditës, Jovanka Broz zakonisht zgjidhte kostume me bel të ngushtë të qepur në mënyrë perfekte, bërë prej pëlhure të lehtë zhorzhette, mëndafshi të papërpunuar ose shantung. Më rrallë, ajo vishte kostume Chanel.
Këpucët kombinoheshin me çantat e vogla prej lëkure krokodili ose gjarpri, dhe, në përputhje me rregullat e sjelljes në kapelet e shoqërisë së lartë.
Protokolli i Shtetit Jugosllav dhe Moda Perëndimore
Stili i veshjes së çiftit presidencial u përcaktua nga protokolli, ndërsa detajet ishin lënë në zgjedhjen personale. Në vitet 1930, Tito shquhej si një njeri me shije të shkëlqyera, "një anëtar i dandies të klasit botëror", siç përshkruhet nga Salvador Dali gjatë Luftës Civile Spanjolle (Petroviq 2002). Jovanka Broz sigurisht që mund të mësonte shumë nga i shoqi. Ajo kishte akses në revistat ndërkombëtare të modës dhe protokolli përfshinte shfaqje të modës, gjë që ofronte një mundësi për të porositur veshje dhe aksesorë. Edhe pse buxheti i saj për këtë ishte praktikisht i pakufizuar dhe ajo kishte akses në shtëpitë më të mira të modës, ajo mbështetej shumë te aftësitë e rrobaqepësve dhe qëndistarëve vendas. Rrobat e saj përfshinin artikuj të punuar me dorë të bëra në Narodna radinost në Beograd dhe veshje të qepura në sallonet e modës të Mila Kavaloti në Rijeka, Melar dhe Dujšin në Zagreb, Kroaci dhe Klara Rotschild, Budapest.
Që nga mesi i viteve 1950, aktivitetet diplomatike të Presidentit jugosllav u përqendruan te Lëvizja e të Paangazhuarve, padyshim e udhëhequr nga synimi i Titos për ta pozicionuar veten si liderin e saj. Përpjekjet diplomatike të Josip Brozit u kurorëzuan nga Konferenca e Parë e Vendeve të Paangazhuara në Beograd në vitin 1961. Jovanka Broz ishte e përfshirë në mënyrë aktive në këtë përpjekje dhe u investua në mënyrë të konsiderueshme për t'u informuar plotësisht për vendet që vizituan.
Prandaj, nuk është për t'u habitur që fustanet e jashtëzakonshme të Jovanka Broz mbanin gjithmonë detaje të teknikave tradicionale të dekorimit të popujve, vendet e të cilëve ata vizitonin.
Takimi me fotot e Jovanka Brozit nga koha kur ishte më e bukur se kurrë shkakton ndjenja të përziera (fig. 4).
Pavarësisht gradës së oficerëve dhe biografisë së luftës partizane, për sa i përket veshjes, sjelljes dhe vetëbesimit, Jovanka Broz ishte një Zonjë e Parë e stilit perëndimor. Në të tridhjetat dhe të dyzetat me të drejtë konsiderohej si më elegantja ndër zonjat e para të botës komuniste. Ajo fliste mirë anglisht dhe ishte krenare për këtë; ishte e mirëinformuar për letërsinë moderne, pikturën dhe muzikën. Ndryshe nga gratë e tjera të liderëve komunistë, jo vetëm që nuk u fsheh nga sytë e publikut, por u evidentua si një tablo përfaqësuese e shoqërisë komuniste jugosllave dhe regjimit të Titos (Velimiroviq, 2006).
Fuqia e elitës politike në Jugosllavinë socialiste nuk buronte dhe nuk mbështetej në të institucionet dhe ligjet, por rrjedh nga autoriteti personal i një njeriu të fuqishëm. Sferat e kompetencave nuk ishin të përcaktuara qartë; përgjegjësia nuk delegohej, sistemi varej nga marrëdhëniet personale dhe arbitrazhi i të fuqishmëve. Forma u bë gjithnjë e më e rëndësishme, veçanërisht në kontekstin e statusit të Titos jashtë vendit. Ishte një sfidë për diplomacinë jugosllave dhe ajo u zgjidh me etiketa më të rrepta se ato të gjykatave evropiane.
Në këtë kuadër, Jovanka Broz ndërtoi pikëpamjen e saj dhe vendosi standardet e sjelljes që përfaqësonte Jugosllavinë si një vend të denjë për respekt (fig. 5).
Stili i saj i veshjes nuk ishte i bazuar mbi ‘traditat e shpikura’, që ishte një rrugë e përbashkët në procesin e krijimit të simbolikave kombëtare në vendet evropiane, por më tepër u shënua nga një promovim spontan i traditave ekzistuese. Edhe pse aspekti personal i rolit të saj në ngjarjet që përcaktuan pozicionin e Jugosllavisë në marrëdhëniet ndërkombëtare ka mbetur nën perden e fshehtësisë, është e sigurt se si njeri, në 'emrin e mirë' të Jugosllavisë, ajo futi një pjesë shumë më të madhe të personalitetit të saj dhe këtë e bëri në masë më të madhe se kushdo tjetër nga mjedisi i saj.
Përkthimi: Gazmira Sokoli
Add new comment