Hidhet në erë diga e HEC të Kakhovkas, privon nga uji impiantin e Zaporizhzhias

Postuar në 06 Qershor, 2023 14:25

Është raportuar sot shkatërrimi i digës së hidrocentralit të Kakhovkas në Khreson të Ukrainës, një ngjarje që po përcillet si katastrofë mjedisore.

Sipas palës ukrainase kanë qenë forcat ruse që kanë hedhur në erë digën e lumit Dinipro. Nuk ka ende një vlerësim dëmi por deri më tani është raportuar nevoja për evakuim të 10 fshatrave përgjatë bregut të lumit.

HEC është ndërtuar në vitin 1956 dhe konisderohet me rëndësi kritike për Ukrainënë. Në nëntor të vitit 2022, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy deklaroi se çdo përpjekje e Rusisë për të goditur HEC-n e Kakhovkas duke sjellë përmbytje në territorin ukrainas dhe duke privuar impiantin nuklear të Zaporizhzhias nga uji do të kishte kuptimin që Rusia i shpall luftë mbarë botës.

Goditja mund të lidhet me planifikimin ushtarak rus që sipas Instutit për Studimin e Luftës, synon të mbulojë tërheqjen e trupave ruse nga kundërofensiva ukrainase dhe ndjekja e këtyre të fundit në thellësi të rajonit të Khersonit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.