Takimi i dyshes me Kurtin. Escobar: Jemi mbështetës të Kosovës. Duam të dëgjohemi

Ka përfunduar takimi mes dy të dërguarve perëndimorë, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në daljen e tij, cituar nga mediat në Kosovë, Escobar ka thënë ndër të tjera se:
Është një unitet i madh transatlantik, mes SHBA-së, BE-së e NATO-s, që ka paraqitur kërkesat e njëjta. Shpresoj të dëgjohemi. Jemi në fillim të misionit. Një gjë dua të them: erdha këtu si përkrahës i madh i Kosovës. Duam më të mirën për Kosovën, të arrijë të gjitha aspiratat. Jemi përkrahësit më të mëdhenj të sigurisë suaj, pavarësisë, sovranitetit, e integritetit territorial tuaj. Po kërkoj vetëm të dëgjohemi
Nga ana e vet, Lajçak ka përsëritur se tashmë janë 3 kërkesa në tavolinë dhe ka kujtuar se nga raporti i dyshes varet vendosja ose jo e sanksioneve europiane ndaj Kosovës. Lajçak ka vënë theksin te nevoja për “kryetarë me legjitimitet” diçka që implikon zgjedhje të reja, pavarësisht se procesi prej nga dolën kryetarët aktualë u njoh po nga Lajçak.
Add new comment