Çfarë ruajnë këta flamuj këtu?

Serbët janë përballë godinave të bashkive në veriun e Kosovës për të dhjetën ditë
Ja një titull që vjen si vargu i radhës për «Stara Srbia» në median B92. Media e cila në çdo shkrim kujdeset të nënvizojë termin “e ashjtuquajtura Kosovë”, mandej Kosova dhe Metohija e tani në titull Kosovo/a.
Po çfarë bëjnë këta serbë aty? Çfarë ruajnë? Çfarë presin të marrin? Çfarë u kanë marrë? Askush nuk di ta thotë. Komunat janë të tyret, sepse sistemi demokratik sugjeron një gjë të tillë. Në votimin e parë të mundshëm, komunat kalojnë nën administrim të serbëve, nëse do të votojnë kështu. Pse shërbehet atëherë ky inskenim i një fronti që nuk ekziston? Dhe pse mbështetet kjo gjë në disa zyra?
Ka vetëm një shpjegim: ka aktorë që interesohen që vatra krize të mbeten të pazgjidhura, sikundër Serbisë i intereson një gjë e tillë. Në momentin që kryebashkiakët do jenë vetëm të tillë, siç propozon kufizimi me forcë i çdo manovre tjetër ata nuk do të kenë më mundësi të pasurojnë axhendën e Serbisë me argumente sterile si kjo e sakrificës në Kosovë.
Nuk është vetëm një gënjeshtër e trashë, është edhe një sjellje burracake dhe e shëmtuar që nuk vlen të mbahet si temë diskutimi më. Le ta mbajë Tirana po të dojë, po kush e pyet pocaqinë për gjëra të tilla!
Comments
Me gjithe respektin, keto
Me gjithe respektin, keto jane pyetje fyeshmerisht retorike. Te gjithe e dime se cfare, kush, si dhe pse ne lidhje me reagimin e serbeve ne veri te Kosoves. Ata nuk duan te jene nen juridiksionin e Kosoves; ata duan te jene pjese e Serbise. A kane mundesi ta realizojne kete? Kjo nuk dihet; ama, dime qe jane te afte te paralizojne funksionimin e shtetit te Kosoves per te kontrolluar te gjithe territorin e vet; per kete jane te vetedijshem te gjitha palet, shqiptaret, serbet dhe nderkombetaret. Ky eshte realiteti. Zoti Kurti po sfidon kete realitet, pikerisht. Per mua, mire ben; menyra qe ka zgjedhur, qe ne fakt nuk e ka zgjedhur se eshte i vetmi opsion, mund te diskutohet. Gjithsesi, dukemeqenese eshte i vetmi politikan shqiptar ( pas Rugoves) te cilin nuk mund ta perflasesh per cfaredolloj pislleku, une e respektoj ate; dhe kam pershtypjen se bashke me mua, e respektojne edhe shume shqiptare, pavaresisht bindjeve.
Asnjehere nuk flet mbare per
Asnjehere nuk flet mbare per kete shtet dhe qeveri.
Pse nuk shkon te jetosh ne Kosove?
Ik, sepse per inat te Rames po dashurohesh me Kurtin. Je bere si kosovaret enverist te viteve 90te qe na urrenin me shume se Serbine.
Qetesohu.
Mire e the. Per kete shtet
Mire e the. Per kete shtet dhe qeveri, sepse keto jane problemi i ketij VENDI qe i ka te gjitha. Padyshim problem jemi te gjithe paperjashtim, por shteti dhe qeveri mund te permiresojne dicka.
Me vjen cudi qe e shpjegoni nje opinion apo qendrim me urrejtje e dashuri. Kurtit ketu i mbeshtesim qendrimin qe ka per nje krize te ciles ai i jep logjike, aty ku logjika e Beogradit beri faull. Po pse jo? Pse aktoret e huaj nuk shohin dhunen perpara se te flasin per policine speciale? Apo ne nuk duhet te mendojme kur flasin te huajt? Se keta jane edhe te pagabueshem...
Nuk jam dakord. Kurti ka ne program bashkim e te tjera mrrokulla me te cilat nuk jam fare dakord, sepse perfaqesojne po ate vizion rrafshues qe tentoi te interpretonte edhe ideologjia personale e Enver Hoxhes. Nga ana tjeter, cdo politike dhe cdo gjest qe u ben serbeve te kuptojne njehere e mire se ne Ballkan jane vetem qytetare si te tjeret duhet mbeshtetur. Sepse epersine e rreme ata e kane koaguluar mbi poshterimin e shqiptareve dhe deri diku boshnjakeve. Nuk e kane atu qyteterimi. Kufirin te thana. Me pas flasim edhe per miqesi kush do miqesine e tyre. Se helbete na zuri tani, jetojme ne demokraci.
Add new comment