Me satelitët e rinj rusë, konflikti do bëhet i pamenaxhueshëm për ukrainasit nga fundi i verës

Postuar në 04 Qershor, 2023 18:32

Ka shumë pritmëri për kundërofensivën ukrainase, e konfirmuar që nis së shpejti edhe nga presidenti ukrainas, Zelenskiy. Por të panjohurat mbeten sërish sidomos edhe me faktin se Rusia ka në dispozicion një armë të re.

Disa satelitë të rinj me radarë survejimi supozohet se mund të ndryshojnë kursin e luftës. Kjo pasi këta radarë kanë rezolucion deri në një metër, që do të thotë se shohin çdo gjë. 

Mund të shohë përmes reve, mund të shohë përmes shiut. Përmes çdo gjëje. Radar me rezolucion të lartë dhe atë po shohin çdo gjë tani

citohet Scott Ritter, inspektor i OKB-së për armët në Irak.

Ky dispozitiv do të sjellë ndryshim themelor për ecurinë e konfliktit në Ukrainë pasi i gjithë ai material i sjellë nga Perëndimi nuk mund të fshihet më

shprehet ai. 

Sipas tij konflikti ka për t’u bërë i pamenaxhueshëm dhe me kosto që nuk nuk mbështeten më nga fundi i verës. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.