Kosova duhet ta injorojë Jugo-Kompleksin e elitave të Tiranës

Postuar në 29 Maj, 2023 21:52

Kush do të kuptojë se çfarë politike përfaqëson kjo e tanishmja në Kosovë do të duhet të shohë reagimin në Tiranë. Në përballjen me serbët dhe manovrat e Vuçiç, Tirana zyrtare nuk ka asnjë aksion. Dhe kjo ka arsye komplekse. Ndaj mallkimet ndaj Kurtit janë lakmues për të kuptuar se konfrontimi për të afirmuar sovranitetin e Kosovës dhe në fund të fundit për të zbatuar ligjin, përfaqësojnë një rrymë që sikletos shumë kategori që janë mësuar me dekada me politikën e servit.

Lexoni editorialin e sotshëm të Mero Bazes. Albin Kurti shpallet Millosheviç, nacionalkomunist duke dalë madje në një pozim publicistik akuzator që e merr kryeministrin e Kosovës si të pandehur për tradhti. Aleksander Vuçiç nuk figuron gjëkundi. Ai është viktima. Më tutje, Baze paralajmëron se Kurti nuk mund t’u emërojë serbëve kryetarë komunash, se shqiptarët nuk mund të drejtojnë komuna me shumicë serbe duke na kujtuar standardin e Himarës ku Beleri u arrestua, veremliu Goro ka nisur të mbijë në media sepse po shpreson t’i ngesë karrigia prapë dhe ja ku jemi tek emërimi. 

Është shembulli më i qartë se çfarë i bën injorimi psikologjisë së shqiptarit. Kurti është vetëm në këtë përballje, ai nuk ka kërkuar ndonjë gjë nga Edi Rama. As këshillë madje. Dhe kjo e allnon shumë pa masë një kryeministër instagrami. Kurti nuk dihet se ka miqësi me gazetarë në Shqipëri. Ja pra, problemi tjetër. Ne e dimë anekdodën për Bashën: ky s’të hap as telefonin tani, lëre me kryeministër. Thoshin gazetarë të shqyer ndër vite për pak demokraci. Këto janë faktorë relevantë në vendimet e një shqiptari, të mos i lëmë mënjanë. 

Por përtej kësaj çështja është pavarësia e Prishtinës në politikën e jashtme, ndërtimi i një modeli tjetër për marrëdhëniet me Serbinë duke krijuar qysh tani elementë të pamohueshëm të trashëgimisë historike në këtë fushë, që paralelizon me zvarritjen derë më derë ambasadash në Tiranë. Është një pavarësi që është shumë problem në Tiranë sepse po bëhet dhe është e qartë se për sa i përket Kosovës, askush nuk ka pse të telefonojë dikë në Tiranë, pasi po duket se Shqipëria nuk ka më ndikim. Ose nuk ka atë ndikim që ka në Beograd. Kjo pavarësi nga patronazhimi inflacionist i një vendi që vetë nuk ka politikë të jashtme, thyen autoritetin publicitar të z. Rama që ëndërroi dikur të ishte Lider i Ballkanit, pak më vonë lider i shqiptarve për të mbërritur në përmasën natyrale: kryeministër i Shqipërisë. 

Në finale, Kurti mund të bjerë, mund ta rrëzojnë dhe ta largojnë, por jo në mes të kësaj krize. Ajo që ka rëndësi dhe duhet kujtuar edhe për ata që nuk duan të shohin, se dy vjet më parë ne diskutonim për shkëmbim territori, tani po flasim për krejt tjetër gjë: për kufizim të serbëve edhe në komunat e tyre. Dhe ky është fakt se politika ka marrë tjetër drejtim. Mërziten apo mallkojnë në Tiranën që bën pis çdo gjë dhe që paska komplekse shumë të thella ndaj Serbisë. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

"Enderroi te behej lider i ballkanit".Kot me te pyet: ke fillu te lexosh endrra tashi apo mos ke hy ne endrrat e edi rames. Jo se ka noi te keqe nesendodh,por shpresoj jo ne ato erotike. Se cka ca shije te cuditshme ai prandaj them.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Me ato shijet e cuditshme ke parasysh qe i pelqen ta haje ne bithe, apo ka ndonje sofistikim tjeter qe nuk dihet boterisht.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.