BE përgjysmon pensionet e luksit

Postuar në 23 Maj, 2023 13:39

Ish-anëtarët e Parlamentit Evropian, të regjistruar në një skemë të veçantë pensionesh, e cila rrezikon kolapsin, do të përballen me përgjysmimin e pagesës.  

Më shumë se 900 individë, përfshirë ish-deputetë pro Brexit-it dhe disa komisionerë aktualë të BE-së, vazhdojnë të marrin mijëra euro pagesa mujore nga pensioni shtesë i Parlamentit.

Por skema e vjetër e pensionit, e cila u zbatua për dy dekada përpara se të mbyllej për anëtarët e rinj në 2009, pritet të “shterojë” deri në fillim të vitit 2025. Kjo mund t'i fusë taksapaguesit e BE-së në një “borxh” prej 310 milionë euro.

Eurodeputetët më të vjetër të BE-së, përgjegjës për financat e institucionit, ranë dakord të ulin pagesat për përfituesit me 50 përqind, të rrisin moshën e pranueshme nga 65 në 67 vjeç, të ngrijnë rritjen vjetore të pagesave të lidhura me inflacionin dhe të ftojnë më shumë përfitues të largohen prej skemës kundrejt një shpërblimi.

Sipas Politico.eu, drafti mbi këtë nismë të re mban firmën e sekretarit të Përgjithshëm, Alessandro Chiocchetti.

Dokumenti në fjalë nuk e “fik” përfundimisht skemën. Kjo për shkak të frikës së padive nga ana e përfituesve, të cilët janë prej disa vitesh në përplasje ligjore me PE për shtrëngimin e skemës.

Zëvendëspresidentja Heidi Hautala tha në një deklaratë se fondi duhej të ishte "përfunduar vite më parë" dhe u bëri thirrje komisionerëve si kryediplomati Josep Borrell që të tërhiqen vullnetarisht nga skema.

Rrënimi i këtij fondi nuk duhet parë si opsion. Opinionet ligjore për përgjegjësinë e Kuvendit ndryshojnë dhe në fund çështja mund të testohet në gjykata.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.