Wodrow Wilson është përgjegjës për rrëmujën ballkanike
Në një intervistë të vitit 1998, diplomati i mirënjohur amerikan Richard Holbrroke flet për situatën në Ballkan duke vënë në dukje një interpretim krejt ndryshe mbi parimin e vetëvendosjes së popujve promovuar nga presidenti Wodrow Wilson.
Sipas Holbrooke, Wilson është përgjegjës për rrëmujën e tanishme ballkanike, të cilën SHBA u detyrua ta menaxhonte me zgjidhje ad hoc. Është interesant fakti sesi pikëpamjet e Holbrooke nuk e penguan atë në qasje që përfaqësonin politikën amerikane të kohës, mbështetur edhe ajo mbi parimin e vetëvendosjes, sado kritikë mund të kesh mbi të.
Nga ana tjetër, është po aq interesant fakti se diskutimi i sotshëm mbi Asocacionin e Komunave Serbe në Kosovë, është në fakt diskutim mbi një premisë të politikës amerikane në Ballkan, që në fjalët e Holbrooke është e domosdoshme për të mos çuar në shpërbërje. Rasti i Bosnjes është këtu ilustrues, ndërkohë që duhet konsideruar si me rëndësi që Kosova në atë kohë kishte përkrahës në rrethet më të larta intelektuale të SHBA, përfaqësues i spikatur i të cilave ishte edhe moderatori i “Firing Line”, William F. Buckley.
Diskutimi ka rëndësinë e vet për të kuptuar se parimi i Wilsonit, kaq i absolutizuar në Shqipëria, apo nga historiografia shqiptare, ka minuset e veta në kontekstin e veprimit diplomatik dhe zbatimin e një politike të jashtme që kërkon të stabilizojë.
s.zaimi
Add new comment