Pse e mbrojnë industrinë e ndërtimit në Tiranë?
Në një debat televiziv nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku, shpjegoi sesi përballohet blerja e një apartamenti në kryeqytet:
Çmimi mesatar i apartamenteve në Tiranë është 1187 euro, çmimi është 94 mijë euro dhe të ardhurat mesatare mujore të një njeriu në Tiranë janë 650 euro, të ardhurat vjetore 7800 euro. Një njësi familjare me dy veta, janë 15600 euro dhe me këtë nivel i duhen 18 vjet për ta paguar shtëpinë. Ndërkohë me rrogën e re prej 900 eurosh tani bëhet për 13 vjet
Ndërkohë në media të ndryshme raportohet dokumenti i Bankës së Shqipërisë për presionet e mëdha ndaj kredipaguesve për shkak të inflacionit në rritje dhe çmimeve.
Tani, llogaritë e tjetrit bëhen kollaj, por përgjigje si këto të Maznikut nuk shpjegojnë ciklin e tregut imobiliar në Tiranë. Me çmim mesatar, z. Mazniku ka parasysh qarkun, ose njësinë territoriale të Bashkisë, ku ndoshta hyn edhe ndonjë fshat. Por çmimet nuk janë mesatare sepse kostot e jetesës janë të tilla që vetëm çmimet e apartamenteve nuk justfikojnë dot. Në vend se të shqetësoheshin për këtë që po ndodh, dy drejtuesit e Bashkisë mbrojnë një shfaqje që përgjithësisht lidhet me informalitetin dhe ca më keq, me krimin.
Add new comment