Pasiguria elektorale e superman-it

Postuar në 08 Prill, 2023 13:00

Media i qaset Belind Këlliçit si zakonisht mbi programin e tij elektoral, atë për Tiranën; në fakt duhet t’i qaset vetëm politikisht, sipas konteksit të “non grata”-s të prijësit të tij politik, Berishës, në krahun e së cilit është rreshtuar…media injoron, si pa dashur, direktivën amerikane të mosnjohjes së asnjë produkti politik që buron nga Berisha

Ky është një lloj mesazhi që media pranë pushtetit po qarkullojnë së fundmi duke sugjeruar kështu sesi duhet të raportohet mbi fushatën zgjedhore. Mirëpo mediave u ka ardhur një njoftim nga Autoritetit i Medias Audiovizive për korrektesën në raportim çka e skualifikon me mjete ligjore sugjerimin e mediave pranë qeverisë. Mediat në fakt nuk kanë ndonjë detyrim as etik dhe as profesional të shohin vendime të shteteve të tjera për persona të caktuar si direktivë; ato janë vendime që nuk mund të absolutizohen dhe vijnë në vështrim vetem më rrafshin opinional. 

Megjithatë mesazhi përcjell tregues për perceptimin e kandidaturës së Këlliçit në kampin e kryebashkiakut të Tiranës, pasi ai e ka moralizimin një mbulesë për të vënë në dukje se në këtë fushatë media po bën një lojë të keqe. 

Shkrimi që origjinon në një faqe me adresë tesheshi.com, shtron në vijim të shtjellimit të vet pyetjet:

Çfarë ka tërheqëse te ai, imponuese?

Me ç’risi vjen në politikë? Cila është narrativa e tij e veçantë, tipologjia politike gjithashtu?

Në ç’fushë është më shumë kompetent?

A ka te ai një brum kulturor që rrezaton një personalitet të mundshëm politik?

A ka ai një botëkuptim të ri, një qasje të re dhe një etikë ndryshe politike?

Përgjigjet janë dy: Jo dhe Asgjëkundi

Belind Këlliçi është një person i rëndomtë në prezantim publik, në fjalorin që përcejll, në artikulim, në paraqitje, në çdo gjë. Por parashtrimi është hileqar në vetvete sepse kandidati në fjalë duhet vënë në bilanc kritik me kundërshtarin. Njërëzit e dinë që përballë Këlliçi ka kryebashkiaun e Tiranës, që është po kaq i rëndomtë si individ, në mediokritetin me të cilin konsideron të ashtuquajturat fitore të vetat dhe i pavend si imazh dhe origjinë në atë pozicion. 

Kryebashkiaku aktual mund të jetë një arsye pse përgjigjet për pyetjet e mësipërme të jënë Po; vota është provuar që shpesh është edhe refuzuese, jo vetëm në mbështetje të një alternative. Kryebashkiaku i Tiranës mund të ketë mbështetjen e ShBA-ve dhe NATO-s, por sesi ai e qeveris këtë qytet dhe se çfarë përfaqëson si figurë publike, këtë e dinë vetëm ata që jetojnë këtu. Kryebashkiaku aktual ka aureolën e neverisë mbi vete pikërisht për karakteristikat personale në drejtim, sesa për ndonjë gabim shumë të rëndë dhe faj që mund të ketë bërë. Është e kotë të përsëriten këto gjëra tashmë. Ai është agjenti kryesor alergjik ndaj çdo të vërtete, ndaj çdo vote të sinqertë, kështu që Këlliçi, megjithëse i rëndomtë, e gëzon këtë ironi të fatit. 

Sugjerimi që mediat të mos ndalen te propozimet programore apo elektorale të kandidatit të PD-së, shënon një tjetër standard karakterial për marrëdhënien mes qytetarët të cilët duhen mbajtur në terr për të votuar si dele, qorrazi nën direktivat amerikane, që kanë tjetër kuptim. Nëse kjo është politika amerikane në këtë vend, pra përpjekje për të nxjerrë nga loja Sali Berishën, kjo ëhstë fatkeqësi për kohën kur jetojmë. Ndërkohë që shërbyesit mediatikë të pushtetit nuk shtrojnë asnjë kritikë të ngjashme për Ilir Alimehmetin, nënkryetarin e propozuar nga PD-ja për Bashkinë, një figurë plotësuese në fushatë, e që i ka munguar krahut tjetër, ku vendos e vulos vetëm një njeri. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Persheshin e Tesheshi e kap zilia se ke Don Ameriqia e ke urren.
Ne se mediwt nuk kritikojne Alimehmetin, perse nuk e bejne gatuesit e persheshit?
Belind Kerricin e ka kapur prej veshes Salehu qe, si Tropojan qe eshte, I ka hipur siper e nuk i zbret me.

Zdromsi, eshte tjeter gje, i zbriti mushkes e i ka hypur tjithe banoreve te Tiranes. Evangjelizmi i spiuneve amerikan te pasuron, te nderon, pokitikisht te forconl Te ben supermen, sic oa bere pothuaj gjithe individet e mediave shqiptare qe kane perqafuar evangjelizmin.

Sic shume here Ardit Gjebrea thote: "jemi femije te Zotit".
Une them se gjithe keta letyrat e mediave dhe te politikes jane bij te Satanait te Amerikes qe i ka mbarsur dhe ua ka ven siper shqiptareve qe t'i matufepsin dhe t'i rjepin njekohesisht. Evangjelizmi, kjo murtaje qe ka pasuruar nje pakice miliardesh dhe varferuar tejmase popullin.

Gaddafi perpara se te lincohej u drejtua miletit te tij: " ata do te vine, do t'ju vene ne gjume dhe do t'ju vjedhin"!
Keshtu eshte bere edhe tek ne. Ushtria Evangjeliste ka ardhur, ka zaptuar median qe I ve ne gjume shqiptaret 7 ditet e javes me pordhokalli e big brother, e perthithen, me anglishten e te Dhjeres se Gjebrese.
Pastaj i vjedh me politikat e Zdromsit dhe te zdromsave te tjere.
Shqiptaret bejne mire qe ikin, ata nuk i pyet askush se ke duan te zgjedhin per krietar bashqie apo krietar mileti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.