Mbetet të shpallet Gjendja e Jashtëzakonshme për Top-Channel
Dje një autobuz i linjës Tiranë-Kërrabë është përmbysur dhe ka shkaktuar 3 të plagosur. Është rast i përsëritur që përmbysen autobuzë në Tiranë. Arsyet janë dhënë si alkool, pastaj diabetik. Në rastin e djeshëm Bashkia Tiranë po përpiqej të kalonte alibinë se shoferi mbante agjërim dhe kishte debulesë.
Marifeti mediatik pas ngjarjeve të tilla mundohet të fshehë probleme shumë të mëdha që kanë pasoja.
Në mbrëmje 3 persona kanë qëlluar me armë ndaj godinës së Top-Channel. Mbeti i vrarë një person, roja. Nuk ka mbetur kush pa reaguar. Presidenti, ish-presidenti, kyeministri, ministri i Brendshëm. Edhe Autoriteti I Mediave Auduiovizive. E ndjek me shqetësim ngjarjen, ndërkohë që për elementët e prostitucionit që shfaqen nëpër ekrane, kombëtare e jo, e ka mbyllur gojën ky Autoritet. Nuk pamë të njëjtin reagim për vrasjen e asaj zonjës banakiere ditë më parë. Që humbi jetën pa patur asnjë faj. Nuk e hapën gojën kaq këta shtetarët e Shqipërisë.
Çfarë shoqërie mund të jetë kjo që justifikon këtë lloj standardi publik? Ka humbur jetën një njeri që punonte në një televizion dhe kjo është fatkeqësi. Por arsyet e atyre që shtinë do mbulohen nga ky solidaritet i rremë? Sepse Top-Channel është një lloj medieje, kështu e quan veten- që para disa kohësh publikoi në faqen e vet njoftimin se drejtuesit e tij kishin qenë gjobvënës. Me çfarë të solidarizohemi ne këtu, janë në terezi këta që drejtojnë këtë vend apo jo?
Kemi qenë dëshmitarë që janë rrahuar gazetarë, madje as janë rrahur, por janë goditur dhe është ngritur kauza e lirisë së medias. Për të marrë vesh më vonë se biznesmeni me gazetarin apo deputetin aggresor kanë patur lidhje biznesi dhe shantazhi. U publikuan audiopërgjime së fundmi për mënyrën sesi gazetarët shantazhojnë biznese dhe politikën. Çfarë duhet të presësh pas këtyre? Dhe si mundet incidente të tilla t’i kalosh në suazën e lirisë së shtypit? Nuk e beson më kush Lajmin Shqip, as ngushëllimin shqip, as urimin shqip. Sepse nuk besojmë njëri – tjetrin, shenjë e qartë kjo kthejlltësie historike që tregon se thellë – thellë e dimë shumë mirë se çfarë jemi.
s.zaimi
Comments
Fiks fare! Zvetënim total!
Fiks fare!
Zvetënim total!
Sipas emrit, roja ishte malok
Sipas emrit, roja ishte malok nga veriu i besimit katolik. Komunitet qe plaga e gjakmartjes i gerryen si gangrene.
Kjo do te kete qene arsyeja mendoj une.
Ou?
O Noni, a me verte e ke ti? Keshtu si thua ti i bie qe duheshin 3 veta me kallasher qe te vrisnin per gjakmarrje nje qyqar malok katolik, a thua se nuk mjaftonte nje pushke a nje kobure kur te dilte nga dera e shtepise. Apo ky i gjori kishte tre bodigarde qe e ruanin nga shtepia ne pune e pastaj ne pune e linin vetem. Ik o Noni, pirdhu me gjithe hipotezat e tua tendencioze.
Fiks fare
Shume qarte e sakte, te lumte pena.
Add new comment