Syleshja ministri e Peleshit: Kastrati, Kapitalisti me Din, i zapton "pa mendje" dhe pa letra 5.2 ha tokë

Postuar në 24 Mars, 2023 18:17

MCN Tv raportonte dje se kompania “Kastrati” ka zgjeruar aktivitetin e saj në Porto Romano duke akparauar një sipërfaqe toke që është pronë e Forcës Detare, por që ka dalë nga plani i përhapjes. Ministria e Mborjtjes pranonte dje që për pronën nuk ka lidhur kontratë shfrytëzimi me subjekte private, ndërkohë që sot ministri, Niko Peleshi, deklaroi se janë depozituar tri padi për këtë çështje, se ka patur sinjalizime dhe se ai tani pret që institucionet të bëjnë punën e vet. Peleshi përsëriti disa herë se prona nuk është në Planin e Përhapjes së Forcës Detare, duke lënë të kuptohet se aty nuk ka shkelje ligji dhe sigurie si në rastin e bazës së Sarandës.

Lidhur me këtë çështje, ish-kreu i Forcës Detare, Artur Meçollari ndër të tjera tha:

Aty ka shkelje syri, tha kemi bërë tre padi, por paditë janë pa emër. Nuk janë me emër. Janë bërë 8-9 muaj pasi kanë filluar punimet. Punimet kanë filluar në 2021. Nëse do ta krahasojmë me veprimet që kreu ministria në Shëngjin, u bë bllokimi i punimeve nga policia ushtarake. Në rastin konkret, Ministria e Mbrojtjes ka bërë padi pa emër, ia ka lënë topin SPAK dhe nuk ka ushtruar funksionet e saj.

Janë 5.2 ha të ndërtuar pa leje. Nuk i bie në sy njeriu? Ministria e Mbrojtjes duhet të jetë e qartë, të përmendë emra. Të shkojë në prokurori, por të ndalojë edhe punimet. Detyrën nuk e ka bërë Ministria e Mbrojtjes me institucionet e saj. Këta e kanë lënë 8 muaj. Një ish-pretendent ka ngritur çështjen dhe pasi ai e ka ngritur çështjen, këta janë detyruar të ngrenë një padi.

Ministria e Mbrojtjes ka disa muaj që është e shqetësuar për këtë. Është një person që e pretendon pronën. Ai e ka ngritur problemin. Është tentuar të bllokohet procesi. Në dijeninë time, ministri e di prej 4-5 muajsh.

Plani i ri i Përhapjes ka disa prona të hequra. Dy prej tyre janë në bregdet. Veprimet antiligjore për pronat e ushtrisë vazhdojnë. I bëj thirrje SPAK të vendosë nën sekuestro preventive të gjitha pronat e Forcave të Armatosura dhe të bëjë një hetim të plotë

Siç mund të shohim këtu, Meçollari tregon se reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes ka ardhur pas lëvizjeve nga persona privatë, pasi për 5.2 hektarë tokë  do kishte lëvizur nga vendi edhe një repart në fund të malit. Por ajo që të çudit është mënyra sesi vepron kompania “Kastrati”: në vend se të kërkojë të blejë pronën, apo të veprojë me letra, shkon dhe e uzurpon. Tani se çfarë lloj biznesmenësh janë këta ec e gjeje, pasi për ministrat e dimë se çfarë janë.

s.zaimi 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.