Sekuestro preventive për bazën detare të Sarandës. Informacione të pakonfirmuara edhe për bazën e Shëngjinit
Pas vizitave në SPAK të Bardhyl Kollçakut dhe Artur Meçollarit njoftohet se prokuroria antikorrupsion ka vënë në sekuestro preventive bazën ushtarake detare të Sarandës, që i është kaluar me koncesion subjekteve private. Çështja është shndërruar në dosje penale pas kallëzimit të Meçollarit që ka njotuar se kalimi i pronës është bërë pa e nxjerrë bazën nga Plani i Përhapjes. Në krye të kësaj xarbe: Olta Xhaçka, ish-ministre e Mbrojtjes. Xhaçkës i ka ardhur fletë thirrja për në SPAK, një lajm i mirë ky pse administron kështu dëshminë e dikujt që është fshehur gjatë pas Kryeministrit.
Burimet thonë se sekuestro është marrë që më datë 6 mars dhe flitet, por nuk ka konfirmim se nën sekuestro mund të jetë vënë edhe baza e Shëngjinit. Një ndër emrat e lakuar dhe subjekt hetimi për këto afera është edhe ajo e Bajram Begajt, ish-shef i Shtabit të Ushtrisë, aktualisht president i Republikës.
Add new comment