Europa u tregua lakmitare, por tani gjërat kanë ndryshuar
Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, zv.presidentja e Komisionit Europian, Margrethe Vestager, ka pranuar se Perëndimi injoroi problemet e sigurisë që ecnin dora-dorës me mirëqenien e krijuar nga globalizmi.
Funksionoi shumë mirë për një kohë të gjatë. Duke shijuar përparimin që krijoi, ne injoruam rreziqet e sigurisë që përmbante. Për ta thënë hapur: ne ishim lakmitarë. Por tani gjërat kanë ndryshuar. Rreziku teorik u bë real me rikthimin e luftës në Europë. Kjo ka çuar në një mënyrë të re mendimi në klasën politike, në opinionin public dhe po ashtu në komunitetin e biznesit
është shprehur ajo.
Nga hapja e plotë që solli akumulim pasurie dhe shpërndarje të mirë të zhvillimit, bota po hyn në një fazë të re të konturimit rajonal ekonomik dhe konkurencës nacionale në prodhim. Si shembull vlen interpretimi i Vestager për tregun me rëndësi strategjike të gjysmëpërçuesve ku aktualisht Kina ka rol shumë të madh.
Nuk duhet të përpiqemi të bëhemi të vetëmajftueshëm. Vetëm kostoja do të mjaftonte për të na ndalur – ajo vlerësohet se shkon nga 240 – 320 miliardë euro. Synimi është të rrisim pjesë tonë në tregun global, nga 10% në 20%. Amerikanët ndërkohë po përpiqen të rrisin pjesë e tyre nga 20% në 30%. Nëse këto synime realizohen, gjysma e prodhimit global nga viti 2030 do të gjenerohet brenda kuadrit të Këshillit të Tregtisë dhe Teknologjisë ku BE-ja dhe SHBA koordinojnë qasjen e tyre për rrgullimin e sektorëve kritikë. Qysh tani, në ligjet në fuqi, ne mund të mbështesim prodhimin e çipeve në Europë. Ne aprovuam rreth 300 milionë për një fabrikë në Siçili – një projekt me buxhet total 1 miliardë euro…Ne do të gjejëm zgjidhje për çdo gjë
ka vijuar ajo.
Shenjë e qartë se Perëndimi tashmë po angazhohet në një luftë tregtare dhe ekonimike me pellgun e Azisë ku qëndron nëj rival strategjik si Kina.
Add new comment