SHBA dhe Irani rinisin diskutimet për çështjen bërthamore

Postuar në 06 Mars, 2023 13:41

Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur negocimet diplomatike për çështjen bërthamore.

Për të vednosur kontaktet e duhura, palët po përdorin ndërmjetës, një fakt që është pranuar nga zëdhënësi I Ministrisë iraniane të Punëve me Jashtë, Naser Kanani Chafi. Sipas tij edhe viizta e drejtorit të Përgjitshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, bën pjesë në këto përpjekje. Grossi ka zhvilluar takime me Drejtorin e Organizatës iraniane të Energjisë Atomike, Mohammad Eslami dhe ministrin e Jashtëm Iranian Hossein Amir-Abdollahian, si dhe ka zhvilluar bisedime me presidentin Ebrahim Raisi.

Nisur nga këto zhvillime mediat raportojnë se Teherani zyrtar ka rënë dakord që të lejojë monitorimin e objekteve të veta bërthamore nga inspektorët e Agjencisë, një sinjal se palët mund të arrijnë sërish një marrëveshje për çështjet bërthamore sidomos në kontekstin e vështirë politik ku ndodhet aktualisht presidenti amerikan Joe Biden, që ka nevojë për një sukses.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.