Paqe e garantuar për Ukrainën që të adresohet sfida kryesore globale: Kina dhe Indo-Paqësori
Ish-sekretari i Përgjithshëm I NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka autorizuar sot një opinion në “Politico” përmes të cilit sugjeron se paqja në Ukrainë duhet të mos jetë një cedim ndaj Rusisë për një lloj armëpushimi që ngrin krizën në kohë. Sipas tij për Ukrainën Perëndimi dueht të sigurojë një paqe të garantuar ndërkombëtarisht që do të frenonte përfundimisht apo kufizonte sjelljen e Rusisë e cila ëhstë aktualisht jashtë sistemit ndërkombëtar siç shihet ai në Perëndim.
Adoptimi i një bashkësie garancish sigurie për Ukrainën nuk është një akt bamirësie – është në interes të mbarë botës. Zhvillimi i një partneri të fuqishëm dhe stabël në Kiev në Europën Lindore mund të shërbejë si mur kundër një Rusie përherë e më erratike, e cila është thelbësore për stabilitetin në kontinentin tonë. Dhe një Europë që është e lirë e gjitha dhe në paqe do t’i jepte mundësi SHBA dhe partnerëve të tyre që të adresonin sfidën kryesore afatgjatë globale: Kinën dhe rajonin e Indo-Paqësorit
shkruan ndër të tjera ai.
Rasmussen bën thirrje për një strategji të re kohezive dhe të qëndrueshme në luftën aktuale që do të duhet të zëvendësojë qasjen e tanishme “hap pas hapi”.
Add new comment