Na ikën idetë nga shalët...
Disa vite më parë, kur opozita socialiste u shtri në shesh për grevë urie, një përfaqësues i bashkisë Vlorë që vinte si protestues në Tiranë u shpreh me humor kur takoi mes njerezve të njohur në bulevard që:
Kemi ardhur t’i hamë mutin qeverisë.
Tekstualisht kështu. Pas kësaj fjali ka një intuitë se qeverisë s’kemi çfarë t’i bëjmë sado që vijmë këtu: e dyta, po vijmë meqë ashtu duhet. Pikë.
Sot një deputet socialist i Vlorës, Ilir Metaj është shprehur në një intervistë televizive se situata e fundit në Parlament vë në dukje ndër të tjera se:
Opozita nuk di të japë ide, alternativa, argumenta, ama tregoi që di t’i fryjë mirë bilbilit. Nuk di a e kanë talent të lindur, apo ka ardhur si pasojë e ushtrimit, po treguan që të paktën bilbilit dinë t’i fryjnë mirë
Pastaj një koment përshkrues që ndoshta tradhëton një nostalgji për pipizanen:
Më erdhi keq dje, tek shikoja kolegë opozitarë, me bulçitë që u shpërthenin, damarët e fryrë dhe djersa që u rridhte ballit nga sforcimi i pa rreshtur si bilbilfryrës
Dakord. Metaj ka të drejtë. Ndonëse bilbilin në Parlament e inauguroi PS-ja. Por nëse është kështu të na thotë nëse se cilat ide, alternativë e solli në pushtet PS-në?
Cili program u zbatua, cila rrugë zhvillimi? Ne kemi alternativa nominale dhe jo idesh dhe ky zotëri e di mirë këtë sepse di fare mirë pse fitonte Shpëtim Gjika në Vlorë dhe pse nuk e kandidua më. Po në mos është dakord me këto z. Metaj, të paktën të thotë a i jep të drejtë atij vlonjatit të 2010-ës?!
s.zaimi
Add new comment