Po ministrja ka gjë për të thënë?

Postuar në 24 Janar, 2023 16:09

Gjykata Kushtetuese ka miratuar dje në thelb shfuqimin e dy vendimeve të Partisë Socialiste në Parlament përmes të cilave kjo parti refuzonte kërkesën e opozitës për konstatimin e pavlefshmërisë së mbarimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka dhe mandej i jepte të drejtë vetes të miratonte një raport tjetër sipas të cilit nuk ka pavlefshmëri në mandatin e znj. Xhaçka.

Rasti erdhi në axhendë pasi bashkëshorti i ministers së Jashtme përfitoi statusin e investitorit strategjik, duke hyrë kështu sipas PD-së në kushtet e përfitimit nga të ardhurat publike, apo pasuritë publike edhe ministrja, për shkak se çdo e ardhur në martesë konsiderohet e përbashkët.

Tani Gjykata po thotë që “këtë punë e gjykoj unë” dhe më troç i thotë PS-së që hap rrugën. Vetë zonja Xhaçka u mor në mbrojtje disa herë nga kryeministri për këtë çështje, aq sa në një prej konferencave për shtyp u çua në riedukim edhe një gazetar që shtroi pyetjen, i cili sot nuk del më në televizionin ku punon për arsye se “pyetjet strategjike japin faturë strategjike për median në fjalë”. Apo kështu na lejohet ne të paktën që të supozojmë në emër të lirisë së mendimit.

Këtu çështja është më e thjeshtë për interesin publik: vetë ministrja pse nuk heq dorë nga mandati? Ose pse nuk flet mbi këtë që bëri gjykata?

Kujtojmë se zonja Xhaçka është nën hetim penal pas kallëzimeve që i janë bërë kur ishte ministre e Mbrojtjes dhe çështja vjen e merr një drejtim disi interesant. Sidomos kur kemi të bëjmë me një parti që nuk I bëhet mburojë dhe avokat askujt.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.