Vuçiç bën thirrje që grupi “Wagner” t’i japë fund rekrutimeve në Serbi

Postuar në 18 Janar, 2023 01:15

Beogradi zyrtar ka lëshuar ankesën e parë publike për rekrutimin nga njësitë grupit Wagner të qytetarëve serbë. Gjatë një transmetimi televiziv, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç bëri pyetjen retorike: 

Pse ju, duke nisur nga Wagner, bëni thirrje kujtdo në Serbi kur e dini se kjo shkon kundër ligjit tonë? 

Qëndrimet e tij vijnë pasi agjencia ruse, Ria Novosti publikoi pamje të dy njerëzve të maskuar në rajonin e Zaporizhias që deklaroheshin si vullnetarë serbë. Çështja është politike për Beogradin, pasi vullnetarë serbë luftuan krah Rusisë në vitet 2014-2015, ndërkohë që aktualisht Serbia po përpiqet të mbajë një linjë delikate politike teksa ka dënuar sulmin ndaj Ukrainës, por nuk i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë. Diçka që nuk po tolerohet në Perëndim. 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po ky Skanerbeu ine kur do t'i bej thirrje umbasadorit Ukrainas per te mos leshuar fatwa per rekrutim te skipetareve ne lufte?
Por, megjithate eshte teper vone sepse shumica e dine se te gjithe ata naivet qe shkuan, Putini i vrau dhe i beri fertiliser.
Ai trimi sylesh nga Elbasani, M Bazanji qe a Top channel me Muhamed Veliun na e nxirrnin per reklame s'u be me i gjalle.
Bir Selmon i nenes bir. Ke te qajme me pare? Rekrutet e orkestres Wagner apo rekrutet eNATOs.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.